Integrimi
Betim Shkodra, një talent në mesin e ekipit Venture Leaders USA 2015
Ai ka arritur në Zvicër në vitin 1992, në moshën 7-vjeçare. Bëhet fjalë për Betim Shkodrën, i cili tani është në krye të një start-up web, një ndër më premtueset në Zvicër, thuhet në gazetën shumë të njohur frankofone “Le Temps”. Firma që ai e drejton quhet homePad Solutions. Një udhëtim i qartë për këtë djalë të ri, i cili ka një pasion për të ndërmarrë gjëra të reja. Betim Shkodra, 31-vjeçar, është një sipërmarrës i ri shqiptaro-zviceran, shumë i matur, shkruan gazeta e lartpërmendur.
Kjo që ne flasim sot për të, është për shkak se kompania që ai ka bashkëthemeluar në vitin 2012 në kantonin e Fribourg-ut, homePad Solutions, fiton çmim pas çmimi dhe se ai është zgjedhur për të qenë pjesë e ekipit zviceran të të ashtuquajturës Venture Leaders USA 2015 për sipërmarrjen Venturelab. Finalistët do të bëjnë një paraqitje (Roadshow) më 22 prill në qendrën e mësimit Rolex në EPFL (Rolex Learning Center EPFL).
Me një fjalë, homePad është një aplikacion jashtëzakonisht i zgjuar që ka për qëllim të numerizojë gjendjen e patundshmërisë nga një anë në tjetrën. Betim Shkodra është një web sipërmarrës. Një geek i përcaktuar për të pushtuar tregun evropian (përveç frankofonisë zvicerane, zgjidhja e tij njeh një sukses në Francë dhe Belgjikë) dhe së shpejti edhe në Amerikë.
I matur dhe modest… por kur vjen puna të flasim për ardhjen e tij në Zvicër, në vitin 1992, ai buzëqesh dhe thotë se emri i tij nuk mund të shpjegojë të gjitha. Gazetari atëherë këmbëngul: “Jo, emri nuk i tregon të gjitha” dhe shpjegon. Familja e tij shqiptare kishte ikur nga lufta e Serbisë së Millosheviçit, e cila ishte kundër pavarësisë së Kosovës, gjuhës shqipe, shqiptarëve të Kosovës. “Në fund të vitit 1991 babai im pati thënë se familja nuk kishte më siguri. Ai na mblodhi të gjithëve dhe ne ikëm”. Betimi i vogël, 7-vjeçar, kishte arritur në Zvicër me një aeroplan në Cyrih.
Për vogëlushin nga Gjilani fillon, pra, një jetë e re në vendin pritës, pa pasur asnjë njohuri të gjuhës. Një vend ku ai fillon të njohë së pari rrethinën e Cyrihut, në qendrën e parë për kërkues të azilit. Aty zbulon jetën me të tjerët, e gjithë familja (shtatë veta) flinin në një dhomë. Para së të arrinin të gëzonin një banesë në Locle (VD), ata enden në shumë qendra azili. Ndërsa ai shprehet se sa ishin të gëzuar të kenë një banesë më në fund vetëm për ta.
U mbetet për të rifituar statusin e familjes së tyre në mërgim. I ati i dhe e ëma kishin humbur çdo gjë, duke filluar me njohjen e diplomave dhe pozitën e tyre në Kosovë. Betimi do të luftojë me të gjitha duke bërë “bujë me një dëshirë /qëllim të vetëm që t’ia arrijë. Kjo luftë për arritje, siç thotë ai, ishte kryesisht për të shfuqizuar determinizmin e historisë, për t’iu hakmarrë fatit. Në rrugën e tij e ka ndihmuar mbështetja e prindërve, vëllezërve dhe motrave (tri motrat, një vëlla), por edhe mësuesit zviceranë që e kanë udhëhequr sikur “zonja Lorence Aubert, zotëri Daniel Bichsel …” Betimi shprehet me shumë sinqeritet, në mënyrë të papërmbajtshme, sikur fëmijët e dikurshëm, të cilët tregohen mirënjohës për fatin e tyre kur takojnë mësues të vërtetë.
Dhe pastaj shumë shpejt lind pasioni për informatikë. Betimi është një fëmijë i kohës së tij. Kompjuterin e ka parë në moshën 12-vjeçare, kur ai fiton sfidën që babai i tij (matematikan) kishte vendosur të kalojë me sukses në seksionin shkencor. Është një “kapiten 64”. Një vit më vonë, si të gjithë geekat, ai arrin të ndërtojë vetë një PC. Ai gjithashtu krijon faqen e tij të parë për një dyqan në La Chaux-de-Fonds. Pas shkollës shkencore, ai diplomon në shkollën teknike në Le Locle.
Ndërsa mësuesit e tij dëshironin ta dërgojnë në studime të larta, sikur në EPFL. Bekimit as që i shkonte mendja për një gjë të tillë. Sepse, në fund të fundit, ajo që ai dëshironte, ajo për të cilën digjej ishte shija për të ndërmarrë gjëra të reja. Dëshira për të krijuar sipërmarrje, për të gjetur zgjidhje që të gjithë i tërheqin. “Unë isha i interesuar për t’u përballur me jetën reale. Të jem në botën konkrete”.
Ajo që e shtyn atë të veprojë është biznesi, kontakti me klientët. Ato momente kur ai ballafaqohet me partnerin e tij të biznesit, kur ai i nuhat problemet për t’i zgjidhur, kur nxit procesin krijues dhe kur ai paramendon nisjen e një procesi për biznes.
Aty qëndron talenti i vërtetë i djaloshit të ri: ai transformon një realitet industrial në një proces;
David Marcus, ish-president i PayPal, tani kreu i një sektori të madh në Facebook, thotë për të në LinkedIn: “Betimi ishte një kontribuues në ditët e para për Zong. Ai filloi zhvillimin e platformës me shumë pak burime në dispozicion, gjithmonë i lidhur me klientët për t’i ndihmuar ata të nisin shërbimet e tyre dhe të zhvillojnë aplikacionet e gatshme për t’u përdorur. “Ai vazhdon”. Betimi është një person i cili punon shumë dhe është plotësisht i përkushtuar në detyrën e tij…”
Një vlerësim që vlen sa një mijë gradë shkencore apo diploma… Në qershor, Betim Shkodra Venture Leaders USA do të jetë në Boston dhe Nju-Jork dhe do të ballafaqohet me investitorët amerikanë për të ngritur fonde.
Në atë moment a do të mendojë, vallë, për ditën e vitit 1992, kur pati arritur në mërgim, pas që kishte ikur nga një vend i rrënuar nga lufta civile? Kjo mund të quhet ringjallja. Betim Shkodra është një sipërmarrës i ri, i shkëlqyer dhe, para së gjithash, përfundon gazetari, është një shembull i përkryer.
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Edi Rama sot takon diasporën në Londër Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, të dielën do të mbajë tubim me diasporën shqiptare në Londër....
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
Jeta në Zvicër
-
Banorët e Cyrihut duhet të ndajnë 45 franga për dritat e Krishtlindjeve Dritat e Krishtlindjeve të Cyrihut kushtojnë shumë para. Publiku tani po ndihmon me sponsorizimet për t’u...
-
Zvicër: Mbi 12,000 raportime për fyerje
-
Çfarë nisma të tjera votojnë kantonet dhe qytetet në Zvicër?
-
Zvicra voton për katër propozime kombëtare sot
-
Qeveria federale bën thirrje për kujdes: Rrugët janë të rrëshqitshme