Lajme

Besmir Hoxha, profesionist në fushën e energjisë në SHBA

Ai ka studiuar për Kimi Inxhienerike, e më pas për Inxhieneri Shpimi dhe Menaxhimi në Universitetin e Teksasit

Shumë shqiptarë në Amerikë tashmë janë storje suksesi në shumë fusha të ndryshme, përcjell albinfo.ch.

Dr. Besmir Hoxha është një profesionist shqiptar në fushën e energjisë, i cili jeton prej vitit 1994 në SHBA.

Ai ka studiuar për Kimi Inxhienerike në Universitetin e Teksasit, e më pas për Inxhieneri Shpimi dhe Menaxhimi.

“Unë merrem me lloj-lloj teknologjish në energji, por për shkak se jetoj në Hjuston dhe Hjustoni është pothuajse një kryeqendër e naftës, detyrimisht jam futur në zanatin e naftës”, shprehet Hoxha.

Të arriturat e tij janë shumta në këtë fushë, prandaj zotëron edhe titullin “doktor”.