Sport
Besjana Iseni, kampione e gjimnastikës në Zvicër
Shqiptarja 20 vjeçare e cila jeton në Rolle të kanton Vaud-it është shpallur kampione e gjimnasitikës në Zvicër. Ky çmim për Besjanën është shpërblim për investimin dhe punën që ka bërë për të arritur deri të ky sukses
Besjana Iseni është lindur në Zvicër dhe jeton në Rolle të kantonit Vaud. Me prejardhje është nga Ramjani, fshat në komunën e Vitisë. Është 20 vjeçare dhe vijon vitin e dytë të Shkollës së Lartë Pedagogjike në Lousanne (HEPL). Me gjimnastikë ka filluar të merret që në moshën 6 vjeçare, ndërsa që nga mosha 10 vjeçare ajo merr pjesë intensivisht në gara të gjimnastikës. “Prej fëmijërisë kam qenë shumë e dhënë pas sportit”, shprehet 20 vjeçarja për albinfo.ch. “I kam pasur disa shoqe që patën filluar të merren me gjimnastikë dhe unë shkoja për t` i shikuar ato”, kujton Besjana fillimet e saj me këtë sport.
Duke i shikuar lëvizjet e shoqeve të saj, i pëlqen që edhe vet të merret më këtë sport. “E doja gjimnastikën fillimisht vetëm si hobi. Po ashtu mund të them se e zgjodha pikërisht këtë sport ngase vendi i ushtrimeve ishte afër vendbanimit tim”, shton Besjana.
Pas disa vite intensive me ushtrime dhe garave të shumta që kishte bërë, Besjanës filloi t`i shpërblehet i gjithë mundi. Më 24 shtator janë mbajtur garat e gjimnastikës në nivel të Zvicrës. Në këtë garë, Besjana triumfon duke u shpallur kampione e Zvicrës në këtë lloj të sportit. Ndërsa vitin e kaluar ajo ishte shpallur kampione e Zvicrës Romande (frankofone), por sigurisht çmimi i fituar sivjet është më i rëndësishëm. “Ky çmim është shpërblim për investimin tim në punën e madhe që kam bërë për të arritur deri këtu”, shprehet ajo. Këtë sukses ajo ia dedikon familjes dhe rrethit të saj. “Sigurisht është ndjenjë e mirë të shpallesh kampione, por ndjenja më e mirë për mua është ta bëj krenare familjen dhe rrethin tim”.
Pavarësisht se e mendon vetëm si hobi gjimnastikën, Besjana një pjesë të madhe të kohës ia kushton ushtrimeve për veten e saj dhe leksioneve si instruktore për të rinj. “Stërvitem katër herë në javë kurse një herë në javë jap ushtrime për nxënës të rinj. Këtë vit kam marrë diplomën për instruktore të gjimnastikës dhe kam të drejtë t`u jap leksione edhe të tjerëve, ndonëse pse këtë detyrë e ushtroj tash e sa vite”, ka thënë ish kampionia e Zvicrës Romande për vitin 2015.
Besjana Iseni mendon që të vazhdojë të merret më gjimnastikë edhe në të ardhmen duke garuar edhe për çmime të tjera, por njëkohësisht të ushtrojë edhe profesionin e instruktores së gjimnastikës. Në këtë angazhim ajo shpreson të formojë edhe shumë gjimnastë të tjerë që të bëhen edhe ata kampionë të Zvicrës dhe më gjerë.
Përveç Besjanës në familjen Iseni, këtë sport e praktikon edhe motra e saj Marigona e cila po ashtu ka qenë pjesë e garave të shumta në Zvicër dhe jashtë saj.
Pas titullit të Romandisë e fiton edhe atë të Zvicrës
Më 24 shtator janë mbajtur garat e gjimnastikës në nivel të Zvicrës. Në këtë garë, Besjana triumfon duke u shpallur kampione e Zvicrës në këtë lloj të sportit. Ndërsa vitin e kaluar ajo ishte shpallur kampione e Zvicrës Romande (frankofone), por sigurisht çmimi i fituar sivjet është më i rëndësishëm.
Çmimin ia dedikon familjes dhe shoqërisë
“Ky çmim është shpërblim për investimin tim në punën e madhe që kam bërë për të arritur deri këtu”, shprehet ajo. Këtë sukses ajo ia dedikon familjes dhe rrethit të saj. “Sigurisht është ndjenjë e mirë të shpallesh kampione, por ndjenja më e mirë për mua është ta bëj krenare familjen dhe rrethin tim”.
E-Diaspora
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë Suksesi më i madh i Lëvizjes që drejton Florian Haçkaj ishte fitorja në Gjykatën Kushtetuese të...
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
Jeta në Zvicër
-
Tarifa e urgjencës prej 50 frangash vazhdon të shkaktojë polemika Polemika po rritet në lidhje me dënimin e propozuar për njerëzit që kërkojnë kujdes mjekësor urgjent...
-
Posta në Zvicër: Rekord i dërgimit të pakove për Krishtlindje
-
Gjykata Federale merr vendim për pensionin e burrave të ve
-
Çfarë faturash duhet të paguani përpara datës 31 dhjetor, në Zvicër?
-
Zvicra ka indeksin më të ulët të mjerimit në botë