albinfo.ch: Kryesia e xhamisë
Feja
Besimtarët shqiptarë në Winterthur nuk e duan identifikimin me xhihadin
Politikani nga Winterthuri, Blerim Bunjaku ka marrë një nismë për rrjetëzimin e xhamive të këtij qyteti kundër radikalizimit. Të premten, në një xhami shqiptare të këtij qyteti, është prezantuar hapi i parë i nismës
Emri i qytetit Winterthur është shumë i pranishëm në debatet rreth islamizmit ekstrem në Zvicër. Gjatë muajve të fundit ai është bërë sinonim i vendit prej nga rekrutohen luftëtarë xhihadistë. Rastësi ose jo, nga ky qytet kanë dalë më shumë të rinj që i janë bashkuar ISIS-it se nga qytetet dhe regjionet tjera të Zvicrës.
“Na morën në qafë more këta njerëz, se ne nuk kemi lidhje me radikalizim” na thotë njëri nga aktivistët e xhamisë, sikurse shumica prej tyre, i rrethinës së Tetovës. Dhe mendjen e ka te xhihadistët e dalë nga WInterthuri ose ngado tjetër.
Bunjaku: “Xhamitë në këtë qytet janë kundër radikalizmit”
Blerim Bunjaku, i cili deri pak ditë më parë ishte funksionar i EVP-së dhe tash është politikan pa parti, ka marrë një nismë për të hequr këtë barrë nga xhamitë dhe besimtarët normalë myslimanë.
Ai përmes projektit të tij ka për synim ngritjen e një rrjeti të përbashkët për ta luftuar radikalizmin në Winterthur. “Xhamitë në këtë qytet janë kundër radikalizmit. Ata njerëz që promovojnë në Winterthur Xhihadin, u takojnë sekteve me të cilat shumica e besimtarëve nuk kanë të bëjnë asgjë”, ka thënë Bunjaku për albinfo.ch
Prandaj qëllimi i rrjetit të tij është gjetja e një strategjie të përbashkët në rastet kur radikalizimi te besimtarët është i theksuar. “Xhamitë, problemin në Winterthurin duhet ta trajtojnë së bashku me autoritetet”, thotë Bunjaku.
Munguan autoritetet e qytetit!
Hapi i parë drejt jetësimit të këtij projekti ka qenë vizita që të premten ishte planifikuar ta bënin në xhaminë në Töss përfaqësues të ekzekutivit të qytetit dhe të medieve. Autoritetet e Winterthurit – veç tjerash me arsyetimin se çështja e radikalizmit fetar trajtohet nga instanca kantonale e federale – nuk ishin në këtë takim. Aty ishin një numër gazetarësh të medieve lokale e regjionale dhe albinfo.ch.
I vetmi politikan, krahas Bunjakut, i pranishëm në xhaminë e këtushme shqiptare ishte Christoph Baumann, kryetar i SP-së së qytetit dhe njëherësh këshilltar në asamblenë e Winterthurit.
Aktivistët dhe kreu i xhamisë u kanë përgatitur një pritje të ngrohtë mysafirëve, duke u mundësuar edhe praninë fizike gjatë ceremonisë së faljes së xhumasë.
Në një ligjëratë të dhënë në gjuhën gjermane, imami i njohur nga Wil-i, Bekim Alimi ka afirmuar vlerat si bashkëjetesa paqësore, toleranca dhe fqinjësia e mirë, të cilat ka thënë ai janë kategori që islami i ka të përbashkëta me fetë tjera. Ai në ligjëratën e tij është angazhuar për nevojën e njohjes më të mirë të njëri tjetrit si mundësi për t`u ikur paragjykimeve.
Baumann: Dy-tre ekstremistë nuk mund të njollosin një komunitet
Ndërsa Christoph Baumann është shprehur mjaft i kënaqur me atë që ka parë në këtë vizitë. “Në veçanti më pëlqeu predikimi i z. Alimi, pasi që vlerat që ai i afirmoi në fjalën e tij janë edhe vlerat që i besoj unë”, tha Baumann për albinfo.ch.
Pyetjes nëse qëllimi i ardhjes së tij ishte megjithatë radikalizmi që është aktual në diskursin mbi WInterturin, politikani socialdemokrat iu përgjigj negativisht. “Është dëm që ata të rinj vijnë në gjendje të tillë për të marrë këtë rrugë që po e marrin. Mbrapa kësaj fshihen probleme, me të cilat shteti është dashur të merret më intensivisht dhe para se të ndodhnin këto që kanë ndodhur. Nevojitet më shumë kontakt, përpjekje për afrim në mes të kulturave e religjioneve etj.”, ka thënë më tutje Baumann.
Si shembull se një gjë e tillë mund të funksionojë, ai ka përmendur rastin e qytetit Wil (St. Gallen) ku është punuar më shumë në këtë drejtim. “Ndryshe, unë kam në rrethin e të njohurve të mi edhe shumë persona me sfond mysliman dhe e kam të qartë se thjeshtësimet që nganjëherë bëhen në medie nuk janë reale. Dy-tre ekstremistë nuk mund të njollosin një komunitet të tërë pasi që ekstremistë mund të ketë në çdo shoqëri dhe komunitet fetar. Prandaj unë nuk kam ardhur këtu për të marrë përgjigje mbi radikalizmin nga këta njerëz por për të kultivuar kontaktet dhe bashkëjetesën me ta, si bashkëqytetarë të mi që janë”, përfundoi Baumann.
Mysafirët gjatë qëndrimit të tyre në ambientet e xhamisë kanë debatuar gjerësisht me mikpritësit, duke shkëmbyer ide e mendime lidhur me problemet dhe paragjykimet në mes të komuniteteve, që siç u pajtuan të gjithë, vijnë edhe si rezultat i njohjes së pamjaftueshme në mes tyre.
E-Diaspora
-
Vlerësim i lartë për kompaninë „Halili + Partner“ të inxhinierit Besnik Halili Ambasadori i Republikës së Maqedonisë së Veriut në Zvicër, Rexhep Demiri ka vizituar dhe vlerësuar lartë...
-
Rrugës për në Kosovë, mërgimtarët presin mbi 15 orë në kufirin Kroaci-Serbi
-
Iu dha lamtumira e fundit aktorit Adem Muji
-
Jurgen Uldedaj mund në vetëm 2 raunde rivalin, është i 15-ti në renditjen e 4 federatave të boksit
-
Dënohet shqiptari, pjesë e mashtrimeve prej 1.8 milionë frangash, me Call Center
Jeta në Zvicër
-
Vlerësim i lartë për kompaninë „Halili + Partner“ të inxhinierit Besnik Halili Ambasadori i Republikës së Maqedonisë së Veriut në Zvicër, Rexhep Demiri ka vizituar dhe vlerësuar lartë...
-
Plani i madh 5-vjeçar i punës fillon në Gjenevë vitin e ardhshëm
-
Zviceranët do të votojnë për subvencionet e trenave të natës
-
Që nga janari, sigurimet shëndetësore rriten me 6 për qind
-
Rrugës për në Kosovë, mërgimtarët presin mbi 15 orë në kufirin Kroaci-Serbi