Shkurt.ch
Besimtarët shqiptarë hapin dyert dhe zemrat
© albinfo.ch
A janë shqiptarët “në rrugë të zotit”? Si e predikojnë ata fenë islame, si organizohen e çfarë bëjnë? Janë disa nga këto pyetje të shpeshta që komuniteti shqiptar në një xhami të Zvicrës duke ftuar zviceranët për ti vizituar tenton t’u jap përgjigje. Nisur nga ideja për të krijuar raporte sa më të afërta me zviceranët vendas, shqiptarët e organizuar në Bashkësinë Islame „Al-Shems“ në fshatin Rebstein të St. Gallenit kanë hapur për një ditë pushimi dyert e xhamisë për vizitorë.
„Dita e derës së hapur“ është titulluar ftesa e xhamisë shqiptare dërguar medieve dhe popullatës së rajonit, e cila është dërguar në koordinim me Zyrën Regjionale të Integrimit në kantonin St. Gallen.
Nevoja e dëshira për t`i shërbyer zotit, tanimë siç dihet, tek shqiptarët e besimit mysliman ka bëre që t`i shtrijnë xhamitë anembanë Zvicrës. Pokështu ndodhë edhe në pjesën lindore të këtj vendi. Në xhaminë e Rebsteinit shqiptaret janë kthyer nga lindja, përkatësisht nga Mekka, me në ball imamin, Enis Koshi dhe xhematin që kryesisht është nga Lugina e Preshëvës dhe Maqedonia.
Më shumë se çdo gjë tjetër, myslimanët e kësaj xhamie i bashkon ndjenja për të qenë sa më pranë Allahut, me lutje fetare e në rrugë të mbarë apo siç thuhet në rrugë të zotit, mblidhen rregullisht për t’u falur në këtë xhami rreth 400 besimtarë myslimanë të kombësisë shqiptare. Nisur nga ky fenomen i ri për vendasit që në të shumtën e rasteve nuk e kanë idenë se si jeton komuniteti aq i përfolur shqiptar, organizimi i jetës fetare në xhaminë e Rebsteinit ka ngjalur kurreshtjen e organeve të integrimit për të parë nga afër veprimin e këtij komuniteti.
Megjithë publicitetin nëpër media, kurreshtja zvicerane për të njohur më për së afërmi organizimin jetës fetare tek shqiptarët e Zvicrës nuk ishte edhe aq e madhe. Ishin disa sosh që në hyrje të xhamisë, pranë kafiterisë u priten nga organizuesit, kryesisht të kryesisë së xhamisë me imamin Enis Koshi dhe kryetarin e shoqatës Mevludin Ademin.
Në katin përdhes të xhamisë vizitorët fillimisht u priten në kafiteri me kafe, pije freskuese dhe ushqim tradicional shqiptar. Të gjitha këtu, çuditërishtë në një ditë prezantimi të shtëpisë së zotit, nuk ofroheshin falas. Ndonëse buxheti vjetor i kësaj xhamie, marrë në konsideratë anëtarësinë vjetore prej 250 frangave që paguajnë rregullisht 360 anëtarë, del të jetë rreth njëqind mijë franga zvicerane.
Mirëpo ja që kjo bezdi doli të jetë shumë anësore në krahasim me gjestin e kryetarit të xhamisë, z. Mevludin Ademi, i cili në momentet e ardhjes së vizitorëve zviceranë hezitonte t`i përshëndeste femrat, me çka la një njollë të keqe para të pranishme duke i lënë dorën e zgjatur pa përshëndetje një gruaje zvicerane rreth të pesëdhjetave.
Megjithkëtë, interesimi i vizitorëve zviceranë nuk u zbeh për të parë nga brenda funksionimin e xhamisë „Al-Shems“. Në vendin e lutjeve, vizitorët patën rastin të uleishn në faltore, të shohin Mihrabin, Minberin dhe librarinë e xhamisë.
Ata ishin të interesuar për mënyrën dhe kohën e lutjeve, rolin e gruas në islam, cilës rrymë fetare i përkasin shqiptarët. Dallimin mes shiitëve dhe sunitëve, kohën e agjerimit. Mosha prej kur fillon e deri te përceptimi e zbatimi detyrimeve fetare në një vend perëndimor që ka tradita të krishtera.
© albinfo.ch
Vizitorët interesoheshin mes dallimit të një xhamie shqiptare prej asaj turke apo arabe. Kush i financon imamët, objektin, a bëhën lutjet bashkërisht apo ndaras. Në cilën gjuhë e çfarë predikohet të premtave. Cilat tema diskutohen e deri te pyetja se çfarë qendrimi ka kjo xhami rreth vajzave nxënëse që shkaku i bindjeve fetare nuk pranojnë të mësojnë notin në pishina me kostum të larjes. Gjë kjo që sipas kryetarit të kësaj xhamie, i cili në shumicën e rasteve përgjigjej, futja në pishina bashkërisht burrë e grua, është mekat për muslimanët.
Për të gjitha këto, në mungesë të njohjes së mirë të gjuhës gjermane, imami nga Gjakova, Enis Koshi, ishte i heshtur duke i lënë shpjegimin dy të rinjtë të kryesisë, sekretarin Samet Avdija dhe kryetarin e xhamisë, Mevludin Ademin. Të cilët duhet thënë se në mungesë të njohurive, jo gjithnjë ishin të qartë apo kompetent për atë që thonin. Kurse pyetjes së albinfos se si e definonë kryesia e kësaj xhamie fjalën integrim. Kryetari, Mevludinu shpreh se ne respektojmë ligjet dhe rregullat e shtetit mikpritës dhe mundohemi të integrohemi sa më mirë në këtë rreth ku jetojmë.
Në një prononcim të rastit për albinfon, njëri nga mysafirët, mësuesi dhe drejtori i një shkolle të kësaj ane, Thomas Widmer, i cili vizitonte xhaminë me gruan dhe dy djemtë, tha të jetë i gëzuar që ka tani rastin ta vizitojë këtë objekt fetar. Dita derës së hapur në këte xhami është gjest shumë e mirë, që ofron transparencë, e kjo duhet të ndodhë rregullisht. „Unë jetoj 200 metra larg nga këtu dhe saherë që kam kaluar këtej, normalisht që kam pasur mendime se çfarë ndodhë këtu, si duket pamja e brendshme e kështu me radhë. Ky organizim është një gjest i mrekullueshëm“, shprehet Widmer gjer sa me familje shijon flinë dhe piten.
Po ashtu edhe përgjegjësi i zyrës për integrim, Hanspeter Wöhrle, thotë të jetë i bindur se kjo bashkësi fetare ka rëndësi të madhe dhe tregon që mundet ti bashkoj në një pikë, veçmas shqiptarët, turqit sirianët apo kushdoqofshin. „Nëse ti ke një bashkësi, ti ndjehesh më i fortë dhe nëse bashkësia udhëzon rrugën e drejtë e islami nuk radikalizohet, atëherë është punë e mirë që harmonizet me integrim dhe bashkëjetesë mes komuniteteve. Jam i bindur se kjo i ndihmon integrimit nëse punohet drejtë e mirë. Njërëzit do duhej të kenë mundësinë ta jetojnë kulturën e tyre“, thotë Hanspeter Wöhrle, personi që tanimë ka vizituar disa herë këtë xhami.
S’ka fjalë që edhe për një vizitor tjetër, vizita në një xhami nuk ishte pse donë ta shoh xhaminë, ky është efekti anësor, thotë ai. Unë jam këtu se këtu shqiptarët janë në shtëpitë e tyre, dhe unë mendoj se integrimi duhet të vijë nga të dyja anët. Në njëren anë ata njerëz që kërkojnë atdhe të ri dhe në anën tjetër të tjerët që këtyre njerëzve u japin atdheun e ri. Këto dy palë janë të rëndësishme dhe kjo është arsyeja pse unë sot jam këtu. „Dua të di çfarë njerëz janë. Dua t’ju tregoj që unë jam këtu. Që interesohem për ju dhe ky duhet të jetë mesazhi. Kurse arsyeja tjetër është se unë isha kurreshtar të shoh se si duket jeta e tyre këtu. Si e jetojnë këta njerëz besimin e tyre“ thotë njëri nga vizitorët zviceran.
Kurse për imamin, Enis Koshi, u tha se ka ardhur para dy vitesh si imam i rregullt në këtë xhami. Ai është baba i tre fëmijëve dhe vjen nga Gjakova, ndërkohë ka vizituar disa kurse të gjuhës dhe shprehet të jetë i lumtur në këtë mes.
I pyetur rreth funksionimi të xhamisë, ai më tej ai u shpreh për Albinfon se, objektin e kemi blerë dhe jemi të kënaqur se kemi xhemat, kemi besimtarë që i falin pesë vaktet e namazit. Kemi aktivitete kulturore, sportive e fetare. Ligjerojmë tri herë në javë në gjuhën shqipe. Pastaj kemi ligjerata me karakter edukativ për burra e gra. Kemi afër dyzetë fëmijë që mësojnë këtu apo marrin bazat elementare të fesë islame e kështu më radhë, thotë ai derisa sqaron se xhematin kryesisht e kanë nga Lugina e Preshevës, Maqedonia dhe më pak nga Kosova.
I pyetur mbi predikimin e islamit, ai thotë se „islami është një dhe i vetëm, mirëpo ne vazhdimisht predikojmë islamin tradicional nga trevat tona shekuj me radhë që e kemi trashëguar nga të parët tanë“. Interesimit tonë se sa i përmbahet xhemati islamit tradicional, ai shprehet se deri diku i përmbahen bukur shumë. Ne jemi të kënaqur edhe pse mund të ketë ndonjë që tregohet pak më i ashpër në praktikimin e fesë së tij. Mirëpo ne gjithmonë duhet ta ndjekim atë rrugën mesatare se islami dhe vetë zoti nuk e donë ekstremizmin dhe teprimin në fe, nxiton imami shpjegimin për të mos i ikur falja e drekës.
E-Diaspora
-
Raportohet për eskalim gjatë tubimit të Edi Ramës me shqiptarët në Londër, rrahje mes protestuesish Teksa kryeministri Edi Rama mbajti fjalim para shqiptarëve në Londër, në ambientet e tjera të objektit...
-
Mbrëmje kulturore kushtuar rrënjëve të qytetërimit tonë
-
Rama nga Londra godet opozitën: Nxitën akte antishqiptare në tokë të huaj
-
Rama takohet me diasporën në Londër, pritet me protesta nga opozita
-
Edi Rama sot takon diasporën në Londër
Jeta në Zvicër
-
Pasditen e së dielës pritet të rikthehen në qarkullim trenat në Gjenevë Stacioni i trenit Cornavin në Gjenevë është i mbyllur deri të dielën në orën 15:00 për...
-
Për njëzet vjet, Google ka ndihmuar në transformimin e Cyrihut
-
Banorët e Cyrihut duhet të ndajnë 45 franga për dritat e Krishtlindjeve
-
Zvicër: Mbi 12,000 raportime për fyerje
-
Çfarë nisma të tjera votojnë kantonet dhe qytetet në Zvicër?