Kosova
Besimtarët myslimanë festojnë Kurban Bajramin, pandemia ndryshoi faljen
Xhamia e Madhe në Prishtinë dhe ajo e Çarshisë kanë qenë boshe mëngjesin e së premtes, kur duhej të falej Kurban-Bajrami.
Këto xhami dhe të tjerat në Kosovë që mbledhin mijëra besimtarë në festa si kjo, janë mbyllur me vendim të Bashkësisë Islame të Kosovës, për të frenuar, siç është thënë, përhapjen e koronavirusit.
Edhe me masat e reja të miratuara nga Qeveria e Kosovës, “pjesëmarrja fizike e qytetarëve në të gjitha ceremonitë dhe veprimtaritë fetare në Kosovë” është e ndaluar.
Edhe në Shqipëri, në dallim nga vitet e tjera, falja e madhe e Kurban Bajramit nuk u mbajt në sheshin “Skënderbej” dhe as në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Duke vlerësuar situatën dhe ecurinë e zhvillimeve të fundit mbi përhapjen e Covid-19 në Shqipëri, Komuniteti Mysliman i Shqipërisë bëri me dije një ditë më parë se namazi i Kurban Bajramit këtë vit do të falet nëpër xhamia sipas masave dhe protokollit të publikuar më parë.
Ngjashëm edhe në Maqedoni, për shkak të pandemisë së KOVID-19, edhe ky Bajram po festohet në masa të mbrojtjes së shëndetit të qytetarëve për parandalimin e shpërndarjes së virusit korona. Besimtarët, ashtu sikur edhe gjatë Fitër Bajramit, duhet që të bartin maska dhe ta ruajnë distancën sociale, ndërkaq autoritetet shtetërore të Maqedonisë së Veriut nuk kanë paralajmëruar orë policore apo kufizime gjatë kësaj feste,
Besimtarët e Maqedonisë së Veriut sot në ora 06:06 minuta e kanë falur namazin e Kurban Bajramit.
Pas faljes së namazi i Kurban Bajramit, myslimanët kanë uruar njëri-tjetrin me mesazhe paqeje, mirësie respekti, dashurie dhe mëshire. Sipas traditës, myslimanët e festojnë këtë Bajram 3 ditë.
Bashkësia Fetare Islame e RMV-së për shkak të situatës aktuale me virusin korona, e ka anuluar organizimin e manifestimit qendror tradicional të namazit të Kurban Bajramit. /Albinfo.ch
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24 Spitex Mednest24 kontribuon në përmirësimin e cilësisë së jetës së njerëzve të moshuar ose të sëmurë...
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit
Jeta në Zvicër
-
Nis referendumi kundër ID-s elektronike zvicerane Qytetarët zviceranë ndoshta do të duhet të votojnë përsëri për propozimet për të futur një identitet...
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Një resort luksoz që do të ndërtohet në Bernese Oberland
-
A do të marrin punonjësit e Cyrihut pagesë shtesë për të punuar të shtunave?
-
Ku në Zvicër janë rritur rastet me grip?