Feja
Besimtarët katolikë kremtojnë Pashkët
Besimtarët katolikë në Kosovë dhe Shqipëri po festojnë festën e Pashkëve. Dhjetëra qytetarë kanë marrë pjesë në meshën e shenjtë në Prishtinë me rastin e kësaj feste. Don Rrok Gjonlleshaj, uroi të gjithë besimtarët katolikë duke ftuar në besim dhe këshilloi të gjithë të besojnë në Zot dhe të duan njëri-tjetrin.
Në meshën e Shenjtë, Don Rroku tha se çdo ditë në një familje duhet të jetë ditë pashkëve. Sipas tij, duhet të mësohemi të jetojmë si familje në dashuri, paqe, e mirësi, duke uruar që i tërë populli ynë dhe çdo familje të gëzojnë paqen e vërtetë.
“E pikërisht në këtë ditë të pashkëve, të të ngjallurit të Zotit tonë të Jezu Krishtit, të gjithë të një mendje dhe zemre ta lusim edhe ne shpirtin e shenjtë që të na përfshijë tërësisht dhe të na drejtojë, të na udhëheqë e që edhe ne ta rrëmbejmë pikërisht atë dashuri, të cilën na e dhuroi Krishti, Jezu Krishti i ringjallur”, shprehet Don Rrok Gjonlleshaj.
Në Tiranë, gjatë mesnatës në Katedralen e Shën Palit, klerikët e lartë të Kishës Katolike, në praninë e qindra besimtarëve, mbajtën meshën tradicionale. Arqipeshkvi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Imzot Rrok Mirdita i uroi besimtarët për një prej festave më të rëndësishmeve në kalendarin e fesë katolike, raportojnë mediat në Tiranë, transmeton albinfo.ch.
Kjo festë është kremtimi më i madh i kalendarit liturgjik të Kishës Katolike dhe të kishave të tjera të krishtera që kremtojnë Ringjalljen e Jezusit të Nazaretit ndodhur, sipas Besëlidhjes së Re, tre ditë pas vdekjes së tij në kryq.
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj











