E-Diaspora
“Besarta” dhe “Shkodrani” në librat zviceranë të matematikës
Në librat e matematikës “Schweizer Zahlenbuch 4” përmenden emrat si Shkodrani, Besarta, Albani etj. Por kjo nuk është e pranueshme për JSVP-në, (të rinjtë e SVP/UDC-së)
Detyrat në librat e matematikës duhet të reflektojnë përbërjen etnike të nxënësve që mësojnë nga ata libra. Ky është së paku qëndrimi i autorëve të librave dhe autoriteteve arsimore të Cyrihut. Në librat e matematikës “Schweizer Zahlenbuch 4” përmenden emrat si Shkodrani, Besarta, Albani etj. Por kjo nuk është e pranueshme për JSVP-në, (të rinjtë e SVP/UDC-së).
Ata janë alarmuar nga një nënë zvicerane e cila ishte “tmerruar” kur kishte parë se në librin e vajzës së saj ishin përdorur si shembuj emra të të huajve. “Autri i librit duhet të jetë i majtë përderisa ka zgjedhur emra të tillë”, thotë nëna. Për ketë arse ajo e kishte njoftuar JSVP-në në platformën Freie-schule.ch.
Në njërën nga detyrat e këtij libri shkruan: “Rruga që bën Shkodrani nga shtëpia deri në shkollë është 2144 metra. Sa do të zgjatet ajo rrugë nëse Shkodrani, gjatë kthimit në shtëpi ndalon te shoqja e tij, Besarta…”
Për kryetarin e JSVP-së Andian Liebrand kjo dukuri ku në vend te emrave “Hans” ose “Fritz” përdoren emra si “Mustafa” apo “Shkodran” e ngjashëm, është një “shpëlarje multikulturore truri”. Edhe pse ka klasa në të cilat fëmijët me prejardhje të uaj përbëjnë shumicën, shikuar në nivel nacional megjithatë zviceranët janë shumicë e qartë “Dhe kjo duhet të pasqyrohet edhe në librat shkollorë”, thotë Liebrand.
Nga ana tjetër, kryetari i komisionit të arsimit Matthias Aebischer nga SP/PS e kritikon këtë qëndrim. “Nuk na befason fakti që një parti e cila me dëshirë do t`i dëbonte të gjithë të huajt nga vendi, dëshiron që ata t`i përzë edhe nga librat”. Para 50 viteve ka qenë në përputhje me realitetin që emrat e fëmijëve në libra shkollorë të ishin “Hans” ose “Friz”. Ndërsa sot edhe emrat si “Mustafa” ose “Shkodran” duhet të zënë vend në to. Për Aebisccher-in, kjo përbën një pasurim për realitetin zviceran, citon 20minuten.ch.
Edhe kryetari i Konferencës së drejtorëve kantonalë të arsimit në Zvicrën Gjermane (D-EDK) Christian Amsler, teoria e “shpëlarjes së trurit” përmes emrave të huaj të fëmijëve në libra shkollorë është tërësisht e ekzagjeruar. Ai e sheh aspak problematike një dukuri të tillë.
Ndërkaq, botuesi i librave për të cilët bëhet fjalë thotë se emrat e përdorur në librat në fjalë rrjedhin nga fëmijët në klasat që janë marrë si mostra. “Kjo e pasqyron realitetin e shkollave zvicerane që kanë përzierje kulturash. Ne prandaj e respektojmë këtë, pasi që mjetet mësimore duhet t`u përshtaten nxënësve.
Rreth një e treta e nxënësve të fillores në Zvicër janë të huaj. Gjatë 15 viteve të fundit ai ka mbetur konstant rreth 100 mijëshit, ndërkohë që numri i nxënësve zviceranë ka zbritur nga 375 mijë në 325 mijë.
Më së shumti nxënës me prejardhje të guaj në shkollat e Zvicrës ka nga vendet e ish-Jugosllavisë, 24.000, pastaj nga Portugalia (17.000) dhe nga Italia (11.000).
E-Diaspora
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së Kreu i LDK-së Lumir Abdixhiku përmes një postimi në Facebook ka thënë se deri më tani...
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Granit Xhaka është pjesë e formacionit më të mirë të vitit në Bundesliga
-
Përfundojnë pritjet në kufirin Kroaci-Serbi
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva aktivizon planin e saj të akomodimit emergjent Ndërsa moti i ftohtë pritet të arrijë në ditët në vijim, Qyteti i Gjenevës do të...
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik në Zvicër
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Cilat destinacione do të kushtojnë më shumë nga Zvicra