Lajme
“Besa” shqiptare shpëtoi hebrenjtë

“Arsyeja kryesore që mundësoi shpëtimin e hebrenjve në Shqipëri, ishte e ashtuquajtura “besa” – kodi shqiptar i nderit. Shumica u shpëtuan për shkak të kësaj. Me fjalë të tjera, njerëzit strehonin dhe fshihnin refugjatët – shumë shpesh ata ishin njerëz që nuk i njihnin, por ata e bënin këtë për shkak se njerëzit ishin në rrezik dhe për shkak se donin ta bënin”, tha në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, profesori i psikologjisë nga Izraeli – ligjërues edhe në Universitetin e Prishtinës, Rabin Moshe Landsman, në ditën e 65-vjetorit të viktimave të Holokaustit.
“Ka pasur shumë hebrenj që janë fshehur nga shqiptarët atëkohë – ndoshta shumë më tepër sesa kemi qenë në gjendje t’i dokumentojmë. Shqipëria ishte i vetmi vend në Evropë ku ka pasur më shumë hebrenj në fund të luftës, sesa që kishte në fillim. Në fillim të luftës kishte rreth 150, ndërsa në fund të luftës ishin rreth 750, që do të thotë se shqiptarët i kanë strehuar dhe fshehur edhe refugjatët hebrenj”.
“Edhe në Kosovë shumica e hebrenjve u shpëtuan. Siç e dini, ka pasur disa familje këtu që njihen për shpëtimin e familjeve hebreje. Një nga këto ishte ajo e Pasha Rezniqit, të cilin e kam takuar disa herë, njoh familjen e tij dhe stërmbesa e tij ishte studente imja. Ajo mbaroi studimet master në psikologji jo shumë kohë më parë. Rezniqi nisi me shpëtimin e një miku të tij dhe kur pa se si ishte situata, ai themeloi një shtëpi strehuese për hebrenjtë, përmes së cilës ai mundësoi transferimin e tyre për në Shqipëri, ku kishte më shumë siguri”, ka thwnw Landsman për Radion Evropa e Lirë.
Në fund, duke u përgjigjur në një pyetje lidhur me njohjen e Kosovës nga shteti izraelit, Landsman tha se është turp për Izraelin që të mos e njohë Kosovën.
(Telegrafi)
E-Diaspora
-
5.5 vjet burg dhe 10 vjet dëbim për kosovarin që ka shpërthyer bankomatin Gjykata e Lartë e Cyrihut ka dënuar një kosovar që ka pasur shumë dënime të mëparshme,...
-
Përmbledhje nga manifestimet për pavarësinë e Kosovës në Zvicër
-
Ambasada e Kosovës në Gjermani shënon 17-vjetorin e Pavarësisë
-
“Paco”, një tetovar që krijon artin e tij në alpet zvicerane
-
Kori “Lulëkuqet“ nga Berna dhuroi emocione në festën e Pavarësisë së Kosovës
Jeta në Zvicër
-
8 plazhet më të mira në Shqipëri Të zbukuruar nga ujërat e kristalta dhe të thellë blu, plazhet në Shqipëri rivalizojnë çdo vend...
-
Kritika të ashpra të punëtorëve ndaj Migros Online
-
Përmbledhje nga manifestimet për pavarësinë e Kosovës në Zvicër
-
Mbi një milion zviceranë luftojnë me llogaritjet më të thjeshta
-
Ja sa kushton mesatarisht një apartament me qira në Zvicër