Besa shqiptare, shpëtim për hebrenjtë
Ekspozita u kushtohet shqiptarëve që shpëtuan hebrenjtë gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe është titulluar "Besa-një çështje nderi"
Duke filluar nga viti 2006, në Vaduz të Principatës së Liechtenstein-it, mbahet një ditë kujtimi për viktimat e Holokaustit. Shënimin e një dite të tillë, e patën shpallur më 2003 ministrat e arsimit të vendeve anëtare të Këshillit të Evropës. Ata patën vendosur që me rastin e kësaj dite, nëpër shkollat e këtyre vendeve të përkujtohen dhe nderohen viktimat e holokaustit dhe të krimeve kundër njerëzimit.
Këtë vit, dita në fjalë, në Liechtenstein është shënuar edhe me një ekspozitë shumë të veçantë, të hapur dje në Muzeun Nacional. E veçantë, për shkakun se ajo u kushtohet shqiptarëve që shpëtuan hebrenjtë gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe është titulluar “Besa-një çështje nderi”.
Ekspozita, e cila përmban fotografi të shqiptarëve të besimit mysliman, që shpëtuan nga shfarosja hebrenjtë, është realizuar nga organizata përkujtimore e Izraelit “Yad Vashem” dhe financuar nga shoqata e miqve liechtenstenas të Yad Vashem-it.
Fotografitë janë vepër e fotografit amerikan Norman Gershman dhe ato janë prezantuar për herë të parë në ndërtesën e OKB-së, në Nju Jork në vitin 2008.
Ekspozitën “Besa…” e ka hapur Aki Rav-On, drejtor i Yad Vashem për vendet gjermanishtfolëse, raportojnë mediet e Liechtensteinit dhe ato të Zvicrës. Ai, në fjalën e tij ka vënë në dukje guximin e jashtëzakonshëm qytetar të shqiptarëve të besimit mysliman, të cilët kanë shpëtuar jetët e njerëzve, pa menduar për religjionin dhe nacionalitetin e tyre. Atëbotë kuraja qytetare ka qenë dukshëm më e vështirë, ka theksuar ai më tutje.
Njerëzit do të duhej që edhe në kohën e sotme të mos mbyllnin sytë dhe të reagonin ndaj padrejtësive.
Ekspozita “Besa, një çështje nderi”, mbetet e hapur deri më 4 mars në Landesmuseum, Vaduz.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet? Çmimet vazhdojnë të rriten, por më pak se në vitet e mëparshme. Këtë e tregojnë shifrat...
-
Më shumë zyra bosh në Zvicër
-
Ushtria zvicerane shkurton shpërndarjen e uniformave për të kursyer miliona
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini?
-
Mashtruesit vodhën miliona subvencione për transportin publik