albinfo.ch
Integrimi
Besa shqiptare hap dyert edhe në St.Gallen
Duke filluar që sot, St. Galleni hap dyert e ekspozitës shetitëse, Besa
Nikoqir i këtij evenimenti të madh që ka kaluar nëpër të gjitha qendrat e mëdha të Zvicrës, do të jetë Shkolla e Lartë Pedagogjike në St. Gallen.
Në kuadër të kësaj ekspozite që fletë me anë të portreteve mbi Besën shqiptare si një akt nderi i shqiptarëve, fotografi Norman Gershman sjell përmes fotografive familjet shqiptare që kanë strehuar hebrenjtë gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Në një kohë kur të gjithë, gati të gjithë vepruan gabimisht, shqiptarët vepruan drejtë. Madje ata vunë jetët e tyre në rrezik të madh për të shpetuar familjet e strehuara hebreje, u shpreh mes tjerash dëshmitarja e këtij përjetimi, Johanna Neumann.
„Shqiptarët dhe mbreti i tyre muhamedan Zogu kishte urdheruar të gjitha përfaqësitë shqiptare jashtë vendit që të hebrenjët të pajisen me viza shqiptare dhe të t’ju sigurohet strehimi në Shqipëri. Dhe kjo ndodhi tha ajo, ne morëm vizën shqiptare dhe u strehuam në Shqipëri deri në mbarimi të luftës“.
I pranishëm në hapje të ekspozitës ishte edhe ambasadori i Kosovës, Naim Malaj.
Salla organizative me rreth dyqindë ulëse nuk mjaftoi për ti krijuar vend të gjithë të interesuarve. Kishte edhe ng ata që u kthyen apo dashtë te presin jashtë.
Ekspozita do të jetë hapur deri më 13 mars të këtij muaji, për çdo ditë nga ora 08.00-20.00 gjatë ditëve të punës, dhe në fundjavë prej orës 10.00 -14.00
Ekspozitës Besa është organizuar nën kujdesin e ambasadës së Izraelit, Shqipërisë dhe Kosovës.
Me fjalë përshëndetëse u paraqiten:
Prof. Dr. Erwin Beck, rektor i shkollës së Lartë Pedagogjike në St. Gallen
Paul Rechtsteiner, deputet nacional
Dr. Herbert Winter, kryetar i Federatës së Shoqatave Izraelite në Zvicrës (SIG)
Dr. Hisham Maizar, kryetar i Federatës së shoqatave islamike në Zvicër (FIDS)
Më gjerësisht rreth hapjës së ekspoziës Besa në St. Gallen, mund të lexoni nesër.
Nesër në ora 19.00 poashtu shfaqet filmi „Besa-The Promise“ në kinemanë „Kinok“. Filmi është një dokumentar amerikan që fletë për një qyetar shqiptar, i cili përpiqet të gjej familjen hebreje që e kishte strehuar babai i tij 60 vite më parë me premtimin e „Besës“.
E-Diaspora
-
Granit Xhaka është pjesë e formacionit më të mirë të vitit në Bundesliga Ylli shqiptar i Bayer Leverkusenit, Granit Xhaka, ka përfunduar si pjesë e formacionit më të mirë...
-
Përfundojnë pritjet në kufirin Kroaci-Serbi
-
Nga llamba e vajgurit tek energjia që ndriçon Zvicrën, rruga frymëzuese e Xhevdet Gashit dhe ALBASOLAR
-
“K’cimi i Tropojës”, piktori Gazmend Freitag dhe magjia e trashëgimisë kulturore shqiptare
-
Gjykata Federale ndalon dëbimin e kosovarit: Djali i tij është invalid i rëndë
Jeta në Zvicër
-
Mediat: Shërbimet mjekësore zvicerane të bëra jashtë vendit faturohen me tarifa zvicerane Në Zvicër, shërbimet mjekësore të kryera jashtë vendit faturohen me tarifa zvicerane, pavarësisht se kushtojnë më...
-
Anëtari i ekuipazhit zviceran ende në kujdes intensiv pas uljes urgjente në Austri
-
Ulja emergjente e avionit zviceran në Graz është shkaktuar nga një problem teknik
-
Berna ka përditësuar, në internet, hartën e saj të rreziqeve sipas qyteteve të kantonit
-
Sa e rëndësishme është marrëveshja e BE-së për ekonominë tonë të eksportit?