E-Diaspora

Besa, filozofia shqiptare e tolerancës

Ky dimenion i flozofisë jetësore të shqiptarëve e shpjegon se si hebrenjtë janë pranuar dhe shpëtuar nga shqiptarët myslimanë, ortodoksë e katolikë

“Vizitorët në ekspozitën në Rothenburg kanë mundësinë të njihen me portretet e 12 njerëzve të thjeshtë nga Shqipëria, që si shqiptarë të besimit mysliman në Luftën e Dytë Botërore, kanë bërë më tepër se disa të krishterë në pjesën tjetër të Evropës. Ata e kanë vënë jetën e tyre në rrezik për të shpëtuar hebrenjtë. Dhe kjo është bërë e mundur falë kodit të ruajtur me shekuj, të quajtur “Besa”, i cili thotë se `Shtëpia e shqiptarit i takon zotit dhe mikut!`, shkruan portali lokalido.de

Kështu, kur dikush i ofron dikujt ndihmë, e merr atë në shtëpi, duhet t`i përmbahet detrimit që merr për mbrojtjen e tij. Ky guxim dhe flijim personal për jetët njerëzore është nderuar më vonë në përkujtimoren e Jerusalemit “Yad Vashem”.  Këtu janë gdhendur emrat e 69 shqiptarëve dhe sheiptareve të besimit mysliman, të nderuar si “Të drejtët e popujve”.

Historitë e disa prej këtyre burrave dhe familjeve shiptare janë rrëfyer në ekspozitën “BESA – ein Ehrenkodex” (Besa një kod nderi) përmes fotografive në format të madh të fotografit të shquar Norman Gershman.

“Rrëfime mbresëlënëse dhe tregues të një bashkëjetese tolerante në kohët më të rënda” e ka quajtur deputeti i Landit, Hanes Lange këtë ekspozitë.

Ndërsa Thomas Zenker nga Villa GmbH, bashkorganizator, ka thënë se Shqipëria, “ky vend në mes të Kosovës dhe Greqisë” është mjerisht pak e njohur në Evropë. Edhe më pak është e njohur kultura e shiptarëve ose ajo që për kombin shqiptar ka vlerën më të lartë, tolerancën ndërfetare, harmoninë dhe respektin, që është përcjellë ndër breza.

Në kuadër të kësaj tradite, antisemitizmi dhe urrejtja me bazë racizmi janë fenomene plotësisht të panjohura që nuk kanë zënë rrënjë asnjëherë në Shqipëri. Pikërisht ky dimenion i flozofisë jetësore të shqiptarëve e shpjegon se si hebrenjtë janë pranuar dhe shpëtuar nga shqiptarët myslimanë, ortodoksë e katolikë.

Ekspozita “BESA – ein Ehrenkodex” nga 15 janari në Diakoniewerk Martinshof, Rothenburg