Futboll

Besa e St. Gallenit me 10 lojtarë fiton derbin 3:0

Ndeshja edhe më tej e ruante epitetin e derbit të javës, pasuan aksione të bukura nga të dyja palët, ndërsa për rezultatin përfundimtar 3:0 u përkujdes Sadin Sadikovici i zëvendësuar, i cili në minutën 91 e vendosi fatin e kësaj ndeshje

Ndeshja në mes të KF Besa nga St. Galleni dhe FC Rheineck e realizoi epitetin e ndeshjes së mirë. Jo pa arsye, kjo ndeshje pritej të jetë më interesantja gjatë kësaj jave në Ligën e tretë, duke i shpërblyer shikuesit me aksione dhe lojë të bukur në stadiumin Espenmoos. Takimi përfundoi 3:0 për Besën.

Ndeshja filloi me shumë emocione dhe aksione të bukura. Që në minutën e katërt, gjyqtari e “zverdhi” Dardan Shefkiun. Por, në vazhdim do të ndodhte edhe më keq.

Në minutën e dhjetë, ekipi vendas mbeti pa portier, pasi jashtë zonës së rreptësisë luajti me dorë. Në këtë mënyrë, vendasit vazhduan lojën me dhjetë lojtarë, ndërsa mysafirët e morën dominimin në fushën e gjelbër, por pa ndonjë aksion më konkret për të shënuar, shkruan albinfo.ch.

KF Besa e priste rastin e saj, i cili i erdhi në minutën 21, kur nga një kundërsulm Erjon Mucodemi e gjen shpejt sulmuesin Granit Çekaj, i cili me një goditje të fortë shënon për 1:0. Delirium në stadium. Por, FC Rheineck shumë shpejt e rimori veten dhe pati dy raste për të shënuar, duke goditur shtyllën. Në pushim rezultati ngeli 1:0 për KF Besa.

Edhe përkundër se kishte një lojtar më pak, KF Besa pjesën e dytë e nisi me dominim. Midisi minutave 60 e 70, vendasit lëshuan katër raste shumë të volitshme për të ngritur rezultatin.

Nga ana tjetër, edhe FC Rheineck kishte rast të mirë për të barazuar rezultatin, por vetëm duke i falënderuar portierit të shkëlqyeshëm Selmedin Jashareviq, rezultati ngeli i njëjtë. Luhej minuta 81 e ndeshjes, gjuajtje e lirë për KF Besa, të cilën e ekzekutoi Enis Lela. Gjatë kësaj, në zonën e rreptësisë krijohet tollovi dhe sërish ishte Granit Çekaj, ai i cili e dyfishoi rezultatin.

Ndeshja edhe më tej e ruante epitetin e derbit të javës, pasuan aksione të bukura nga të dyja palët, ndërsa për rezultatin përfundimtar 3:0 u përkujdes Sadin Sadikovici i zëvendësuar, i cili në minutën 91 e vendosi fatin e kësaj ndeshje.