Futboll
Besa bashkon diasporën e St. Gallenit
Një skuadër e vogël me vetëm 5 lojtarë, fare të rinj, në sistemin 4 plus 1, që luante nën emrin e një picerie të panjohur në St. Gallen, ka rrëmbyer me plot meritë kupën e „Genigips Cup 2020“ karshi një konkurrence të fort prej 56 ekipesh të ardhura nga vende të ndryshme e me lojtarë të dëshmuar në ekipe të njohura të Zvicrës.
Sporti është treguar edhe një herë çelësi i bashkimit të diasporës shqiptare.
Në turneun tradicional të futbollit që ka organizuar ditë më parë FC Besa St. Gallen në vendbanimin e afërt të qytetit, Mörschwil, ka pasur një interesim të lartë të sportdashësve; duke mbledhur kështu qindra futbolldashës, pa dallim moshe, nacionaliteti, feje a prejardhjeje. Për dy ditë radhazi janë matur 56 skuadra të ndara në grupin e futbollistëve aktivë dhe të firmave.
Dita e shtunë ka qenë e rezervuar për ekipe fqinje dhe ato të firmave. Kurse e diela ka pritur ekipet e kualifikuara dhe ato të ardhura nga qytete tjera të largëta, si Gjermania e vende tjera; duke treguar futboll cilësorë e të disiplinuar.
Ekipi fitues i turneut “Genigips Cup”, Serenata U21
Organizatorët e kanë cilësuar turneun të suksesshëm dhe si pjesë e punës së tyre të pandalshme në ngritjen e nivelit të eventeve që bashkojnë mërgimtarët tanë, duke ofruar kështu jo vetëm futboll, por edhe ushqime tradicionale me program muzikorë nën tingujt e çiftelisë së folkloristit tonë Martin Gojani, shkruan Albinfo.ch. Në këtë turne shikuesit kanë përjetuar njëren ndër finalet me dramatike që është parë ndonjëherë në futsal ne organizime të këtilla të klubeve shqiptare.
Lojtari më i mirë i turneut, Feriz Sadiku
Vendin e parë e kanë fituar të rinjtë e ekipit “Pizzeria Seranata U21” duke mposhtur lojtarët e përzgjedhur të “Vt24&ASC” me rezultat 4-3. kurse vendi i tretë ka shkuar te ekipi “Oroshi”, nga Stuttgardi.
Çmimi Fairplay ka shkuar për skuadrën “Hairstyle Abtwil”. Kurse Lojtari më i mirë është shpallur i riu e ekipit fities të turneut, Feriz Sadiku, i ardhur nga Gjermania. Ky lojtar ekselent, ka qenë për një kohë përfaqësues edhe i ekipit nacional të Kosovës U17 dhe U19. Portieri më i mirë është vlerësuar Blerim Haxhijaj.
Përderisa ekipi fitues në kategorinë e firmave ishte “ANT AG”, duke lënë mbrapa 20 ekipe pjesëmarrëse.
Defilimi i juniorëve të FC Besës, ka treguar edhe njëherë fuqinë organizative të klubit, ku pas një sezone të suksesshme duke fituar pothuajse shumicën e ndeshjeve kampionale dhe një sezonë shumë të mirë të ekipit të parë, FC Besa ka mbyllur me sukses të jashtëzakonshëm turneun “Genigips Cup 2020” dhe tani starton me parapërgatitjet në Budapest me ekipin e parë dhe në Itali me juniorët A, shkruan albinfo.ch.
Në mesin e juniorëve të FC Besës, janë 6 juniorë të kategorisë D dhe E që stërvisin rregullisht edhe në akademinë e futbollit të ekipit më të vjetër të Zvicrës, aktualisht liderit të Superligës zvicerane, FC St. Gallen.
Drejtuesit e klubit thonë se kanë ngritur me një përkushtim të madh ekipe të afta të juniorëve A, D, E, dhe F-G. ”Të gjitha ekipet e juniorëve tanë kanë pasur një sezonë të suksesshme duke regjistruar në llogarinë e tyre fitore të thella dhe më shumë turne të fituar në garat dhe organizimet që zhvillohen në kuadër të Federatës së Futbollit Zviceran”.
Në përgjithësi turneu ka pasur një tempo të lartë e shpesh e agresive të ndeshjeve të zhvilluara, por gjithnjë brenda rregullave të lejuara dhe fairnesit ndaj kundërshtarit duke mos regjistruar kështu asnjë incident që do të ndikonte në zbehjen e atmosferës festive të turneut Fc Besa “Genigips Cup 2020”, shkruan Albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
Nga llamba e vajgurit tek energjia që ndriçon Zvicrën, rruga frymëzuese e Xhevdet Gashit dhe ALBASOLAR Nga rrënjët modeste tek frymëzimi për energjinë diellore...
-
“K’cimi i Tropojës”, piktori Gazmend Freitag dhe magjia e trashëgimisë kulturore shqiptare
-
Gjykata Federale ndalon dëbimin e kosovarit: Djali i tij është invalid i rëndë
-
A e keni ditur që hiti për Krishtlindje është xhiruar para 40 vitesh në Zvicër?
-
Borë në kantonet Schwyz dhe Bernë të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Mediat: Shërbimet mjekësore zvicerane të bëra jashtë vendit faturohen me tarifa zvicerane Në Zvicër, shërbimet mjekësore të kryera jashtë vendit faturohen me tarifa zvicerane, pavarësisht se kushtojnë më...
-
Anëtari i ekuipazhit zviceran ende në kujdes intensiv pas uljes urgjente në Austri
-
Ulja emergjente e avionit zviceran në Graz është shkaktuar nga një problem teknik
-
Berna ka përditësuar, në internet, hartën e saj të rreziqeve sipas qyteteve të kantonit
-
Sa e rëndësishme është marrëveshja e BE-së për ekonominë tonë të eksportit?