Lajme
Berset: Vala e omicronit në shkolla, pothuaj e pamundur të parandalohej
Ai më tutje ka thënë se dëmi më i madh mund të shkaktohej me mbylljen e shkollave. Në Zvicër ato janë mbyllur për më pak kohë se në vendet e tjera
Sipas ministrit të shëndetësisë, Alain Berset, fëmijët nuk janë harruar në pandeminë e koronës. Faktin që numri i rasteve në shkolla, me variantin omikron tepër ngjitës është rritur ndjeshëm, ai e arsyeton kështu: Pavarësisht të gjitha masave, kjo vështirë se mund të ndalohej.
Është e gabuar përshtypja se politikanët nuk u kanë kushtuar vëmendje fëmijëve, ka deklaruar Berset në emisionin “Samstagsrundschau” të Radio SRF, transmeton albinfo.ch. “Por në përgjithësi, ne gjithmonë jemi përpjekur të marrim një rrugë që rëndon sa më pak jetën e njerëzve”.
Në rastin e fëmijëve që nuk janë ndër viktimat kryesore gjegjësisht nuk bëjnë pjesë në grupin me rrezikshmëri të lartë, një rol të rëndësishëm kanë luajtur edhe konsiderata të tjera, ka sqaruar Berset. “Nuk ishte vetëm rreziku i infektimit, por edhe stresi psikologjik te fëmijët”.
Ai më tutje ka thënë se dëmi më i madh mund të shkaktohej me mbylljen e shkollave. Në Zvicër ato janë mbyllur për më pak kohë se në vendet e tjera.
“Mund të ishim përgatitur më mirë”
Berset megjithatë ka pranuar se, duke parë prapa, ishin bërë edhe gabime, pra mund të punohej edhe më mirë, shkruan sda.ch. Megjithatë: “në vitin 2018 ose 2019 askush nuk kishte menduar për një pandemi kaq brutale. Në fillim të pandemisë, kishte çorganizim në të gjithë vendin – disa gjëra mungonin, të tjerat ishin të pakta.
Në një situatë krize në të cilën ende mungojnë shumë informacione, gabimet vështirë se mund të shmangen, ka vazhduar Berset, përcjell albinfo.ch. Dhe ai ka nxjerrë një bilanc të përgjithshëm pozitiv, duke pyetur: “në cilin vend tjetër, nëse jo në Zvicër, do të kishit dashur të jetonit gjatë kësaj pandemie?”.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së Kreu i LDK-së Lumir Abdixhiku përmes një postimi në Facebook ka thënë se deri më tani...
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Granit Xhaka është pjesë e formacionit më të mirë të vitit në Bundesliga
-
Përfundojnë pritjet në kufirin Kroaci-Serbi
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva aktivizon planin e saj të akomodimit emergjent Ndërsa moti i ftohtë pritet të arrijë në ditët në vijim, Qyteti i Gjenevës do të...
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik në Zvicër
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Cilat destinacione do të kushtojnë më shumë nga Zvicra