Bota
Berset takon presidentin e Francës në Panairin e Librit në Frankfurt
Këshilltari federal i Zvicrës, Alain Berset, u takua të martën me presidentin francez, Emmanuel Macron, në panairin e librit të Frankfurtit. Franca ka ftuar autorë frankofonë në panairin e librit, duke përfshirë 12 nga Zvicra.
Berset dhe Macron folën kështu për gjuhën franceze si një emërues të përbashkët i dyja vendeve. “Frankofonia është gjithashtu me rëndësi të madhe në kulturë dhe letërsi”, tha Macron.
Berset vlerësoi se marrëdhëniet mes Francës dhe Zvicrës do të jenë të qëndrueshme, siç tha ai në “Forum” të Radio Zvicerane të RTS-së, pas takimit të tij të parë me presidentin francez. Ai shfrytëzoi rastin që të ftojë ministrin francez të Kulturës dhe ish-botuesin, Françoise Nyssen, të vizitojë Zvicrën.
Këtë vit, Franca është destinacioni i panairit më të madh të librave në botë dhe ka ftuar rreth 180 autorë frankofonë. Dymbëdhjetë autorët e ftuar zviceranë janë Roland Buti, Joseph Incardona, Pascale Kramer, Douna Loup, Frédéric Pajak, Noelle Revaz, Daniel de Roulet, Thomas Romer, Marie-Jeanne Urech, Zep, Germano Zullo dhe Albertine.
Në përgjithësi, organizatorët në panairin e librit numërojnë 7300 botues nga më shumë se 100 vende, siç tha drejtori Juergen Boos. Ata presin rreth 270,000 vizitorë. Panairi i librit zgjat deri më 15 tetor.
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Një resort luksoz që do të ndërtohet në Bernese Oberland Për të konkurruar me vendpushimet malore më të mëdha dhe më të bukura si Davos dhe...
-
A do të marrin punonjësit e Cyrihut pagesë shtesë për të punuar të shtunave?
-
Ku në Zvicër janë rritur rastet me grip?
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet?
-
Më shumë zyra bosh në Zvicër