Tematike
Berset, në fjalimin e 1 Gushtit apelon për kompromis
"Ne jetojmë në kohë të polarizimeve. Dhe vlen akoma më tepër: duhet të qëndrojmë pas aftësive tona të kompromisit. Aftësia e kompromisit është një shenjë e të fortëve."
Në nderim të festës nacionale të Zvicrës, 1 Gushtit, presidenti federal, Alain Berset ka mbajtur sot fjalimin tradicional festiv në Ruetli.
Fjalimin e presidentit zviceran Alain Berset me rastin e përvjetorit të pavarësisë, ua sjell të plotë në vijim albinfo.ch.
Në Zvicër jetojmë në Paqe dhe Mirëqenie. Për këtë një pjesë e madhe e falenderimit shkon për institucionet dhe Kushtetutën tonë. Ato janë përpiluar në 1848 dhe me ta është krijuar Zvicra moderne. Deri sot ato janë fundamenti i bashkëjetesës dhe suksesit tonë.
Kushtetuta u përpilua pas tensioneve të mëdha politike, që zgjatën gjysëm shekulli dhe çuan në Luftë Civile. Në fund fituesit dolën të humbur. Ata u lejuan kantoneve pushtet të konsiderueshëm dhe shmangën krijimin e një shtetit të fuqishëm centralist. Ata e dinin, se Zvicra moderne ishte thjesht e pa paramenduar të krijohej pa rrënjët e saj të thella në Zvicrën e vjetër – deri në vitet e largta të 1291.
Kushtetuta jonë vërteton, që të dyja palët mund të fitojnë. Që fitorja e njërës palë nuk do të thotë humbje për palën tjetër. Kompromiset e mira janë më të mëdha sesa emëruesët e vegjël të përbashkët. Nga kompromise të mira, shpesh vije deri te zgjidhjet e qëndrueshme.
Veçanërisht në ditët e sotme kërkohen zgjidhje rreth sigurimit shëndetësor të pleqve. Paraardhësit tanë kanë krijuar ligje dhe gjëra shkëlqyeshme që tani ne duhet vetëm ti mbrojmë dhe ti zhvillojmë mëtutje.
Duhet të bëjmë gjithçka, që AHV të mund ti paguajë edhe mëtutje pensionet dhe që niveli i pensioneve të jetë për të gjithë. Dhe ne duhet të bëjmë gjithçka, që rritja e kostove të shëndetësisë të zvogëlohen. Familjet me të ardhura të mesme dhe të ulta, vuajnë gjithmonë e më tepër nga rritjet e tilla.
Të gjithë kanë përgjegjësi për të gjetur këtu kompromise të mira.
Kjo vlen edhe për fusha të tjera, të cilat janë të rëndësishme për mirëqenien dhe bashkëjetësën tonë të mirë. Diçka si taksat – dhe çështjet e distribuimit. Ose si ne e organizojmë mobilitetin tonë dhe si do mbrojmë ambientin?
Ne jetojmë në kohë të polarizimeve. Dhe vlen akoma më tepër: duhet të qëndrojmë pas aftësive tona të kompromisit. Aftësia e kompromisit është një shenjë e të fortëve. Kompromiset kanë nevojë për guxim, vetëbesim dhe largpamësi. Nga kompromiset e mira mund të krijohet një identitet i veçantë dhe i vërtetë. Një identitet që mund të luhatet duke pranuar simbiozën mes të resë dhe të vjetrës. Një identitet që është tepër interesant dhe në të njëjtën kohë edhe emocionues. Një identitet, që ne e kemi krijuar për botën e sotme. Një botë, e cila mund të ndryshojë shumë në vitet e ardhshme.
Gjithashtu në marrëdhëniet tona të jashtme vlen: shtetet tjera nuk janë vetëm konkurrente, por edhe partnerë potencialë. Bëhet fjalë për tregti ose forma tjera të bashkëpunimit. Ne nuk jemi Super Fuqi dhe ne nuk jemi anëtar të BE. Megjithatë ne luajmë një rol të rëndësishëm ekonomik, edhe në marrëdhëniet ndërkombëtare. Për këtë nuk duhet të nëpërkëmbim rregullat e qarta ndërkombëtare. Dhe neve duhet të angazhohemi për këto rregulla të Ligjeve Ndërkombëtare dhe institucionet e tyre, sepse ne duam të mbetemi të pavarur.
Për këtë duhet që vendin tonë akoma ta angazhojmë në rregullat ndërkombëtarë, të cilat bazohen në respekt të ndërsjelltë dhe korrektësi. Për shkak se një politikë e tillë fuqizon edhe Zvicrën. Vendin e stabilitetit. E cila nga ana e tij mbështetet në një sistem të qëndrueshëm ndërkombëtar.
Veçanërisht e rëndësishme me marrëdhëniet tona me Europën, me fqinjin tonë, mbetet partneriteti tregtar. Marrëdhëniet kulturore me fqinjin tonë mbeten të ngushta dhe të shumllojshme.
E sigurt është: të dyja palët janë të interesuara për marrëdhënie të mira. Për këtë ne dëshirojmë të zhvillojmë më tepër këtë raport dhe ta bëjmë më të mirë për të ardhmen. Kur kemi një rezultat, është populli ai që vendos, nëse barazpesha është korrekte.
Një gjë nuk duhet kurrë ta harrojmë: ne jetojmë sot në një kontinent paqësor. Ose më saktë: në një kontinent të qetë. Sepse Europa ka qenë i kapluar nga shumë konflikte të njohura që kanë zgjatur me shekuj. Për këtë qetësi ka kontribuar mjaft integrimi europian.
Përkundër gjithë problemeve me euron, papunësinë dhe migracionin; nuk duhet të harrohet: situata e tanishme në Europë është aq e mirë, sa rrallë ndonjëherë tjetër në histori. Andaj pozita e Zvicrës në kontinent është më e rehatshme, sesa në shumicën e epokave tjera.
Në 1848 Zvicra përshtati një Kushtetutë kundër politikave moderne. Atëherë kishte nevojë për optimizëm, vetëbesim dhe bindje se në sëbashku jemi më të fortë.
Gjithashtu edhe sot kemi nevojë për këtë guxim të kompromisit dhe për forcimin e të dobtëve.
Suksesi i Zvicrës është sukses për gjithë banorët e këtij vendi.
Suksesi i Zvicrës është i pandashëm.
Ju uroj nga zemra 1 Gushtin
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Qeveria federale bën thirrje për kujdes: Rrugët janë të rrëshqitshme Qeveria federale po paralajmëron për rrugë të rrëshqitshme në shumë zona. Paralajmërimi është i vlefshëm deri...
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert