Lajme
Berset kundërshton presidentin Parmelin: Testet duhet të mbeten falas
Edhe Berset gjithashtu sheh një fund të testeve falas. Por të paktën në javët e ardhshme ai dëshiron që ato të mbeten falas
Presidenti Federal Guy Parmelin ësshtë sprehur se dëshiron të heqë testet falas. Por ministri i Shëndetësisë Alain Berset nuk mendon kështu. Të paktën për momentin.
Parmelin ka thënë për mediat vendore se: “nëse unë nuk vaksinohem, a duhet të paguajë tatimpaguesi i vaksinuar për testet e mia? Për mua përgjigja është e qartë: Jo “.
Berset dëshiron qasje të mirë në teste
Ministri i Shëndetësisë Alain Berset megjithatë, ka pak mirëkuptim për propozimin e presidentit Parmelin, transmeton albinfo.ch. “Qasja në teste duhet të jetë sa më e lehtë,” kjo është arsyeja pse mbulohen edhe kostot. “Dhe kjo më duket mjaft e arsyeshme”, ka thënë Berset për “Aargauer Zeitung”.
Kjo i kushton shtrenjtë tatimpaguesit. Siç ka llogaritur gazeta “Blick”, testet falas për certifikatën Covid i kushtuan Qeverisë Federale, e cila mbulon kostot. 20 milionë franga ka qenë kjo shumë vetëm në korrik.
Nuk do të jetë falas përgjithmonë
Prandaj, Berset gjithashtu sheh një fund të testeve falas. Por të paktën në javët e ardhshme ai dëshiron që ato të mbeten falas, transmeton albinfo.ch. Sepse shumë zviceranë po kthehen në shtëpi nga pushimet e tyre dhe fillimi i vitit shkollor është i afërt.
Certifikata e koronës është duke u përdorur edje në Festivalin e Filmit në Locarno, ku Berset po qëndron aktualisht. Qoftë në Piazza Grande apo dje në aperitivin e hapjes: qasja aty është e mundur vetëm me një kod QR të vlefshëm. “Ai gjithashtu zëvendëson masa shumë më të ashpra siç janë mbylljet”, është shprehur ministri Berset.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit Valdete Hoti dhe Shoqata “Parandalo”, të cilën ajo e drejton, dëshmojnë se edhe një iniciativë e...
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
Jeta në Zvicër
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit Valdete Hoti dhe Shoqata “Parandalo”, të cilën ajo e drejton, dëshmojnë se edhe një iniciativë e...
-
Gjeneva aktivizon planin e saj të akomodimit emergjent
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik në Zvicër
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch