Shkurt.ch

Berset bën bilancin e 100 ditëshit në qeverisje

Për shkak të debateve për reduktime që po zgjasin me vite, shumëkush në këtë vend ka humbur besimin në sistemin e këtushëm social, ka thënë ministri. Këshilltari (ministri) më i ri federal i Zvicrës Alain Berset nga SP-PS ka bërë bilancin e 100 ditëshit të tij të parë në qeverisje. Ndër përcaktimet që ai i […]

Për shkak të debateve për reduktime që po zgjasin me vite, shumëkush në këtë vend ka humbur besimin në sistemin e këtushëm social, ka thënë ministri.

Këshilltari (ministri) më i ri federal i Zvicrës Alain Berset nga SP-PS ka bërë bilancin e 100 ditëshit të tij të parë në qeverisje. Ndër përcaktimet që ai i ka nënvizuar e këtë rast ka qenë kundërshtimi i planeve të njëanshme për reduktime në sistemin e ndihmave sociale. Për shkak të debateve për reduktime që po zgjasin me vite, shumëkush në këtë vend ka humbur besimin në sistemin e këtushëm social, ka thënë ministri.

Berset po ashtu ka thënë se motoja e tij është “të ruhet niveli i kontributeve dhe të realizohen përmirësime për grupe të caktuara të popullatës.

Ai nuk ka përmendur se çfarë masash konkrete mendon te fusë për të realizuar synimet e veta. Ato do të prezantohen gjatë vjeshtës që vjen.

Berset më 9 prill mbush 40 vjet.