Lajme

Berset bën apel: “Po hyjmë në një fazë delikate të luftimit të virusit”

"Koronavirusi po vazhdon të na e komplikojë jetën. Mbajtja e distancës, higjiena e duarve dhe gjurmimi i kontakteve vazhdojnë të jenë në shërbim të mbrojtjes2

Ministri i Shëndetësisë Alain Berset, duke iu drejtuar popullatës së Zvicrës ka folur për fillimin e vjeshtës si një “fazë delikate” në luftën kundër koronavirusit.

Në një postim në Twitter, këshilltari federal apelon që popullata të vazhdojë të respektojë masat e higjienës, transmeton albinfo.ch.

Koronavirusi po vazhdon të na e komplikojë jetën. Mbajtja e distancës, higjiena e duarve dhe gjurmimi i kontakteve vazhdojnë të jenë në shërbim të mbrojtjes. Prandaj, Berset i bën thirrje popullsisë që të mbështesë njerëzit që e kanë kryer  këtë “punë të vështirë”. “Do ta kalojmë mirë vjeshtën dhe dimrin.”

“Kushdo që është i infektuar nuk ka bërë domosdoshmërisht diçka të gabuar. Kjo gjë mund të ndodhë”, ka thënë Berset. Të gjithë ata që infektohen duhet të shkojnë në izolim. Dhe nëse dikush nga mjedisi juaj është i infektuar, ju absolutisht duhet t’i përmbaheni karantinës”.