Tematike
Bernë: Projekti i “kartës qytetare” për t’i integruar njerëzit pa letra
Lëvizja “Wir alle sind Bern” bën fushatë për krijimin e një “karte të qytetit” në Bernë, e cila jep akses për çdo gjë që ofron qyteti për të gjithë banorët, duke përfshirë edhe ata që janë pa letra, si ajo që ekziston në Nju-Jork.
Ideja është nisur nga një vëzhgim: është e vështirë për personat që janë pa letra të shkojnë në spital, për të hapur një llogari bankare apo për t’i shkolluar fëmijët e tyre. Një “kartë qytetare” do të sigurojë qasje në këto shërbime, pavarësisht nga kombësia apo leja e qëndrimit të përdoruesit, bën të ditur gazeta “Berner Zeitung”.
Në këtë “kartë të re” do të integrohen njerëzit, të cilët për momentin nuk mund të marrin pjesë plotësisht në jetën e qytetit, thekson lëvizja “Wir sind alle Bern”.
Çfarë kriteresh?
Para futjes në një kartë të tillë, disa probleme mbeten për t’u zgjidhur. Për shembull, çfarë duhet bërë për t’u siguruar që të gjithë banorët e Bernës të kenë një “kartë qytetare” dhe jo vetëm personat pa leje qëndrimi?
Për më tepër, cilët do të jenë kriteret për ta marrë këtë status të “qytetarit urban”? Dhe si duhet bërë për të siguruar që spitalet dhe institucionet e tjera të marrin pjesë?
E-Diaspora
-
Mbrëmje kulturore kushtuar rrënjëve të qytetërimit tonë Kjo ngjarje e veçantë kulturore u kushtohej figurave madhore Shën Jeronimit dhe Shën Nënë Terezës, dy...
-
Rama nga Londra godet opozitën: Nxitën akte antishqiptare në tokë të huaj
-
Rama takohet me diasporën në Londër, pritet me protesta nga opozita
-
Edi Rama sot takon diasporën në Londër
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Pasditen e së dielës pritet të rikthehen në qarkullim trenat në Gjenevë Stacioni i trenit Cornavin në Gjenevë është i mbyllur deri të dielën në orën 15:00 për...
-
Për njëzet vjet, Google ka ndihmuar në transformimin e Cyrihut
-
Banorët e Cyrihut duhet të ndajnë 45 franga për dritat e Krishtlindjeve
-
Zvicër: Mbi 12,000 raportime për fyerje
-
Çfarë nisma të tjera votojnë kantonet dhe qytetet në Zvicër?