Lajme

Bernë: Aparatura e re shumëfishon numrin e testimeve për koronavirus

Falë kësaj aparature, kapacitetet e testimit rriten nga 600 testesh që mund të bëheshin maksimalisht në ditë, në 1600 të tilla

Spitali Universitar i Bernës do të fusë sot në veprim një pajisje të re testimi. Bëhet fjalë për një aparaturë me madhësinë e një makine të vogël, e cila kushton disa qindra mijë franga. Pajisja funksionon praktikisht plotësisht në mënyrë automatike, shkruan srf.ch.

Falë kësaj aparature, kapacitetet e testimit rriten nga 600 testesh që mund të bëheshin maksimalisht në ditë, në 1600 të tilla, transmeton albinfo.ch. Këto kapacitete së shpejti do të “nxjerrin veten”, thotë drejtuesja e diagnostikimit, Franziska Suter-Riniker: Pavarësisht nëse do të ketë më shumë njerëz të sëmurë, nëse kulminacioni ende nuk ka ardhur ose jo – ne jemi gati”.

Laboratori në Universitetin e Bernës aktualisht është i nën-shfrytëzuar, veçanërisht sa i përket teknologjisë së re. Po ashtu kapacitetet nuk janë shfrytëzuar tërësisht as në laboratorët e tjerë, përcjell albinfo.ch. Sipas “NZZ am Sonntag”, Universiteti i Cyrihut bën vetëm rreth 450 nga 3000 testet e mundshme në ditë.

Një vështrim në testet e kryera në Zvicër tregon se numrat kanë ngecur, madje janë ulur pak në dy javët e kaluara – megjithëse laboratorët në të vërtetë mund të testonin dukshëm më shumë.