Lajme
Berna, pro ndalimit të lypjes
Ekzekutivi i Bernës është i bindur se një rregullim më konkret do të garantonte siguri ligjore si për lypësit, ashtu edhe për pjesën tjetër të popullsisë
Këshilli i Shtetit i Bernës tha se ishte në favor të rivendosjes së ndalimit të lypjes në kanton dhe rekomandoi që Këshilli i Madh të miratonte një mocion të paraqitur nga UDC, i cili parashikon masa konkrete kundër bandave të organizuara. Në kanton ndalimi i lypjes u hoq në vitin 1991 dhe që atëherë u takon komunave individuale të vendosin nëse do ta ndalojnë apo jo lypjen, përcjell albinfo.ch.
Langnau im Emmental, Bienne ose vetë qyteti federal, për shembull, kanë rifutur ndalimin e lypjes. Kjo “mospërputhje rajonale” i shtyu democentristët të avancojnë mocionin, të mbështetur nga qeveria kantonale, e cila u përgjigj të hënën, duke thënë se ishte e bindur se një rregullim më konkret do të garantonte siguri ligjore si për lypësit ashtu edhe për pjesën tjetër të popullsisë.
“Bazat aktuale ligjore nuk mbulojnë të gjitha aspektet problematike të lypjes”, shpjegon Ekzekutivi, i cili megjithatë pranon se jo të gjitha komunat kanë nevojë për të njëjtën vëmendje. Lypësit shpesh u përkasin bandave të organizuara me struktura të tipit mafioz. Për këtë arsye, është veçanërisht e rëndësishme të luftohet trafikimi i qenieve njerëzore pas lypjes, vëren gjithashtu qeveria e Bernes, përcjell tutje albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Nazmi Mehmetaj, një histori suksesi që lidh Kosovën dhe Zvicrën “Kudo që të shkoni, shtëpia juaj vjen nga Kosova” – Një slogan që po pushton Evropën...
-
Gjermania e Zvicra prijnë me numrin e të regjistruarve për votim nga diaspora
-
Një neurokirurg akademik shqiptar, në mes të Kolorados dhe Bazelit
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
Jeta në Zvicër
-
Berset kritikohet nga opozita gjeorgjiane për “mbështetje të regjimit” Berset thotë se ai ka folur edhe me përfaqësuesit e opozitës dhe shoqërisë civile për demokracinë...
-
Zvicër: Fishekzjarret prodhojnë deri në 400 tonë pluhur të imët
-
Ekonomia zvicerane shënon rënie
-
Nazmi Mehmetaj, një histori suksesi që lidh Kosovën dhe Zvicrën
-
Zvicra do të kryesojë OSBE-në në vitin 2026