albinfo.ch
Integrimi
Berna bën bashkë studentët shqiptarë të Zvicrës
"Ky kongres do të shërbejë që studentët shqiptarë të njohin njëri tjetrin dhe të ndihmojnë njëri tjetrin gjatë studimeve, pavarësisht së në cilin universitet studiojnë“
Shoqatat studentore nga Universitetet e Bernës, Cyrihut, Freiburgut, Gjenevës e St.Gallenit, organizuan të shtunën për herë parë kongresin e përbashkët të studentëve shqiptarë të Zvicrës.
Qindra studentë shqiptarë, që studiojnë në institucionet e dijes në Zvicër, në drejtime të ndryshme, zgjodhën kryeqytetin helvetik, për tu bërë bashkë, me të vetmin qëllim, forcimin e lidhjeve mes vete dhe shkëmbimin e ideve të ndërsjella gjatë fazës studentore.
Organizatorët e këtij kongresi, kanë bërë të ditur se të gjitha aktivitetet studentore janë financiarisht të pavarura, ndërkaq tubimi në Bernë do të jetë hap për krijimin e urave mes studentëve shqiptarë
Arbnora Aliu, kryetare e Shoqatës së Studentëve Shqiptarë të Cyrihut, qytet i cili ka numrin më të madh të studentëve shqiptarë, theksoi se ky kongres nuk do të mbetet vetëm simbolik.
“Organizimi i kësaj ngjarje është realizuar me mjaft mund, duke u mbështetur vetëm në forcat tona studentore, ndërkaq ky kongres do të shërbejë që studentët shqiiptarë të njohin njëri tjetrin dhe të ndihmojnë njëri tjetrin gjatë studimeve, pasvarësisht së në cilin universitet studiojnë“.
Ajo po ashtu prezantoi projektin „Dituria“ që vepron nën ombrellën e shoqatës së studentëve shqiptarë të universiteteve të Cyrihut
„Ne si shoqatë studentore, përmes studentëve tanë të dalluar, do të ofrojmë mësime plotësuese për fëmijët shqiptarë në lëndë të ndryshme, ndërkaq projekti (Dituria) do të jetë vetëm ndërmjetësuese mes prindit dhe studentit“ tha Aliu.
Rilind Ajeti nga Universiteti i Fribourgut, ka bërë të ditur se në këtë universitet vijojnë studimet mbi 190 studentë shqiptarë, numër shumë fish më i madh krahasuar me vitet e mëparshme.
Në kuadër të këtij kongresi, organizimet dhe programet e tyre i kanë shfaqur edhe Argona Kajtazi përfaqësuese e studentëve nga Universiteti i St. Gallenit dhe Emsale Selmani përfaqësuese e studentëve shqiptarë të Bernës.
Nërkaq Kaltrina Ilazi, përfaqësuese e studentëve nga Universiteti i Gjenevës, në fjalën e saj, theksoi se ndër qëllimet kryesore të kësaj shoqate është t`i senzbilizojë fëmijët dhe prindërit e tyre për rëndësinë e shkollimit në nivele të larta.
Me rastin e këtij organizimi, kanë folur edhe ish-studentë, pjesë e këtyre shoqatave në kohën e studimeve.
Këta ish studentë, që sot ushtrojnë profesione më nam, si neurokirurgë, kimistë, matematicientë, ekonomistë e avokatë, kanë përshkruar përvojat e tyre studentore, ndërkaq kërkuan nga studentët që të mos ndalen, pavarësisht vështirësive në realizimin e ëndrrave të tyre.
Ky ishte organizimi i parë, i një kongresi masiv mes studentëve shqiptarë, pas gati 1 vit përpjekje.
Pas përfundimit të kësaj ceremonie, studentët kishin përgatitur një koktej rasti.
E-Diaspora
-
Granit Xhaka është pjesë e formacionit më të mirë të vitit në Bundesliga Ylli shqiptar i Bayer Leverkusenit, Granit Xhaka, ka përfunduar si pjesë e formacionit më të mirë...
-
Përfundojnë pritjet në kufirin Kroaci-Serbi
-
Nga llamba e vajgurit tek energjia që ndriçon Zvicrën, rruga frymëzuese e Xhevdet Gashit dhe ALBASOLAR
-
“K’cimi i Tropojës”, piktori Gazmend Freitag dhe magjia e trashëgimisë kulturore shqiptare
-
Gjykata Federale ndalon dëbimin e kosovarit: Djali i tij është invalid i rëndë
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet e mëdha të udhëtimit në Zvicër në 2025 Pavarësisht nëse udhëtoni drejt, nga ose brenda Zvicrës, rregullat dhe ndryshimet e reja do të jenë...
-
Mediat: Shërbimet mjekësore zvicerane të bëra jashtë vendit faturohen me tarifa zvicerane
-
Anëtari i ekuipazhit zviceran ende në kujdes intensiv pas uljes urgjente në Austri
-
Ulja emergjente e avionit zviceran në Graz është shkaktuar nga një problem teknik
-
Berna ka përditësuar, në internet, hartën e saj të rreziqeve sipas qyteteve të kantonit