Feja
Berna autorizon manifestimin islamik
Mediat zvicerane kanë shënuar mëngjesin e të martës me një serë titujsh alarmues, ku pohohet se edhe Zvicra po bëhet vend ku kundërshtarët e SHBA-së po veprojnë. E përditshmja “Le Matin” thotë se Zvicra është në prag për t’u bërë një fuqi baruti. Pas Parisit, Londrës dhe Anversi-it, manifestimi i ardhshëm për të shprehur zemërimin në Evropë kundër filmit amerikan që ndezi botën arabo-myslimane do të mbahet të shtunën edhe në Bernë.
“Për Pejgamberin tonë Muhamet dhe mbrojtjen e ndjenjave fetare”, shkruhet në fletushkën zyrtare të manifestimit, të cilën e kanë vulosur Këshilli Qendror Islamik i Zvicrës (KQIZ) si dhe dy organizata të tjera myslimane. “Unë nuk jam pjesë e komitetit organizues”, paralajmëron menjëherë Nicolas Blancho, president i KQIZ-së, “por unë mendoj se kjo është një arsye emirë”.
I pyetur nga “Le Matin” nëse mund të arsyetohen apo të sakrifikohen viktimat e këtyre ngjarjeve, të cilat janë në rritje çdo ditë që nga sulmi i ambasadës së SHBA-së në Bengazi të martën e kaluar për një arsye të mirë, Nicholas Blancho tha: “Jo, kjo ishte një rrugë e keqe për të shprehur zemërimin. KQIZ-ja ka dënuar dhunën gjithmonë. Por ne duhet të kuptojmë se ky lloj i propagandës islamofobe prek ndjenjat fetare të myslimanëve”.
Edhe pse Nichola Blancho thotë se flet në emër të myslimanëve në Zvicër, ai prapëseprapë nuk është i mbështetur nga shoqatat kryesore islame të vendit. “Ne kemi nevojë për dialog, e jo për protesta”, thotë iraniania Farhad Afshar, presidente për Koordinimin e Organizatave Islame në Zvicër. Ndërsa kolegu i saj i Federatës së Organizatave Islame (HERE), Hisham Maizar, tashmë ka shprehur publikisht distancimin e tij me këtë eveniment.
Lexoni gjithashtu:
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës