Lajme
Berlini dhe Frankfurti, dy qytetet më të goditura nga COVID-19 në Gjermani
Kryebashkiaku i Berlinit, Michael Müller, njoftoi se do të marrë masa më të rrepta kundër pandemisë, pasi ekspertët e shëndetit deklaruan se qyteti kishte shkelur shumë rregulla.
Berlini ka eskaluar me 53 raste të reja të koronavirusit për 100.000 banorë në shtatë ditët e mëparshme.
Në Gjermani, një zonë me mbi 50 infeksione të reja të virusit korona për 100.000 njerëz brenda një jave konsiderohet zyrtarisht e rrezikshme dhe thyerja e këtij pragu ka të ngjarë të shkaktojë kufizime të reja, si kufizime në udhëtime, jetën shoqërore, distancim social, bare, restorante, parqe dhe institucione edukative arsimore.
Frankfurti, i cili njihet si qendra financiare gjermane, e ka kaluar numrin e të prekurve me virus me mbi 50 raste për 100.000 banorë gjatë shtatë ditëve të fundit. Frankfurti kishte marrë masa kundër pandemisë, por qytetarët filluan të mos i respektojnë ligjet dhe masat mbrojtëse.
Ministri i Shëndetësisë, Jens Spahn, e kritikoi qasjen e qytetarëve injorantë. Ai tha: “Unë jam shumë i shqetësuar për këtë”, duke bërë thirrje që qytetarët ta mbajnë distancën dhe t’u binden masave higjienike për ta mbrojtur veten, familjen dhe shoqërinë e tyre.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih! Kryesia e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër me datën 19 janar në Cyrih dhe me...
-
Panikë në aeroplanin që udhëtonte nga Prishtina në Halmstad, turbulencat e mëdha shkaktuan probleme në frymëmarrje
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Ilaçet me bazë aspirina janë në mungesë Meqenëse sezoni i gripit është në kulmin e tij dhe po qarkullojnë viruse të ndryshme respiratore,...
-
Renditja: Qytetet më të mira dhe më të këqija zvicerane për bllokimin e trafikut
-
Kombësia ka ndikim në pagat në Zvicër
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih!
-
Vdes në burg shtetasi zviceran i arrestuar në Iran dhe i akuzuar për spiunazh