Lajme

Berlin: Shfaqen dy filma shqiptarë, “Pa vend” dhe “Sans le Kosova”

 

Janë shfaqur dy filma të shkurtër: “Pa vend” nga regjisori Samir Karahoda dhe “Sans le Kosova” nga regjisorja Dea Gjinovci, përcjell albinfo.ch.

Në përmbylljen e Javës së Kulturës në Berlin dhe shënimin e 25-vjetorit të çlirimit të Kosovës, mbrëmë në Ambasadën e Kosovës në Berlin u shfaqën dy filma të metrazhit të shkurtër: “Pa vend” nga regjisori Samir Karahoda dhe “Sans le Kosova” nga regjisorja Dea Gjinovci.

Në hapjen e këtij aktiviteti, zv. shefja e Misionit, Valëza Oruqi, i falënderoi mysafirët për pjesëmarrjen e tyre në aktivitetet e organizuara gjatë Javës së Kulturës dhe foli rreth historisë së dy filmave, të cilët kishin tematikë dy histori të pasluftës në Kosovë.

Mund të jetë një imazh i 8 persona

Mund të jetë një imazh i 6 persona dhe persona duke studiuar

Mund të jetë një imazh i 2 persona, verë dhe teksti