Lajme
Berisha rikthehet në Austri, i bashkohet LASK-ut
Mesfushori shqiptar Valon Berisha është përforcimi më i ri i ekipit nga Austria, LASK Linz. Ai të hënën është zyrtarizuar te skuadra elitare e Austrisë, të cilës i është bashkuar si lojtar i lirë.
Me LASK-un, Berisha ka firmosur kontratë deri në vitin 2026.
30-vjeçari ka qenë pa klub prej shtatorit të këtij viti kur e shkëputi kontratën me Reimsin e Francës.
Berisha te LASK-u, po shihet si përforcim i rëndësishëm dhe këtë e kanë pranuar edhe drejtuesit e klubit. LASK-u, këtë edicion po lufton për titullin e kampionit të Austrisë dhe aktualisht është i treti në tabelë me 32 pikë, shtatë më pak se Salzburgu që është lider.
“Përfundimisht, Valon Berisha është një transferim i madh për ne, duke pasur parasysh se ai tashmë ka dëshmuar cilësitë e tij disa herë. Ne kemi lojtarë të rinj në ekip, të cilët do të përfitojnë nga përvoja e Berishës. Sukseset e tij flasin vet për Berishën, i cili me klasin e tij do të na ndihmoj shumë”, ka thënë kreu i LASK-ut, Siegmund Gruber.
Ndërkohë, Berisha ka thënë se ndihet tejet i lumtur që do të jetë pjesë e LASK-ut, ekip me të cilin thotë se beson në suksese.
“Prej momentit të parë kam qenë i emocionuar pasi jam pjesë e një klubi shumë atraktiv. Po shikoj drejt sukseseve me LASK-un, të cilat jam i bindur se nuk do të na mungojnë gjatë këtyre viteve”, tha Berisha.
Berisha edhe më parë ka luajtur në kampionatin e Austrisë, pasi për gjashtë edicione (2012-2018) ka luajtur për Salzburgun, ekip me të cilin ka fituar pesë tituj kampioni. Berisha karrierë ka bërë edhe te Vikingu, Lazio, Fortuna Duesseldorfi e Melbourne City. Ai ka edhe 40 paraqitje dhe 4 gola të shënuar me Përfaqësuesen e Kosovës./
E-Diaspora
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24 Spitex Mednest24 kontribuon në përmirësimin e cilësisë së jetës së njerëzve të moshuar ose të sëmurë...
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit
Jeta në Zvicër
-
Informacionet kryesore në lidhje me ndalimin e ri të Rottweiler në kantonin e Cyrihut Në kantonin e Cyrihut që nga fillimi i vitit ka qenë në fuqi një ndalim i...
-
Zvicër: Ftohtë të premten, pritet bora e radhës në ultësira
-
Faturat që duhet të paguani në Zvicër para fundit të janarit
-
Banka Kombëtare e Zvicrës pret të mbyllë vitin financiar 2024 me 80 miliardë franga fitim
-
Fuqia punëtore zvicerane e prodhimit të orëve mbetet e qëndrueshme në tregun e vështirë