Futboll

Berisha, më i miri te Salzburgu

Berisha, pavarësisht humbjes së skuadrës së tij Salzburg nga Marseille 2:0, ishte lojtari më i mirë për austriakët, duke merituar notën 6.5

Për Valon Berishën parashikohet një verë e nxehtë përpara, sepse mesfushori nga Kosova po bën një sezon fantastik dhe tashmë klubet e mëdha kanë drejtuar sytë nga ai.

Në krye të listës është drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare, i cili e pranoi hapur interesimin për të. Gjithashtu një nga klubet që e kërkojnë Berishën, është edhe Liverpool, apo edhe skuadra tjetër angleze, Newcastle United, përcjell albinfo.ch.

Berisha, pavarësisht humbjes së skuadrës së tij Salzburg nga Marseille 2:0, ishte lojtari më i mirë për austriakët, duke merituar notën 6.5:

“Kur ai kap topin në këmbë, është e vështirë që dikush ta ndalojë, pasi ka jo vetëm shpejtësi, por edhe paparashikueshmëri. Në pjesën e dytë është ai që i jep zjarr lojës së Salzburgut kur sulmon, por është i pafat në goditje”, thuhet për Berishën.