Kosova
Berisha: Gjatë pandemisë, kam importuar dyfish më shumë nga Kosova në Zvicër
Puna e firmës R.B. Import Export GmbH të Rexhep Berishës është dyfishuar gjatë pandemisë dhe ai mezi ia del t’u përgjigjet të gjitha kërkesave të tregut
Në këtë kohë pandemie kur shumë biznese po ballafaqohen me dëmtime të rënda ekonomike, është një biznes shqiptar në mesin e atyre pak bizneseve zvicerane që po ia sheh „hajrin“ koronavirusit. Ka disa javë që puna e tij është dyfishuar dhe ai mezi ia del t’u përgjigjet të gjitha kërkesave të tregut.
Rexhë Berisha njihet si distributori kryesor i furnizimit të marketëve ushqimore në Zvicër me specialitete nga Kosova.
Emri i tij dhe firmës R.B. Import Export GmbH është lakuar më së shumti me futjen e birrës së Pejës në tregun zviceran, veçmas në rrjetet e marketeve të mëdha si Coop dhe Lidl. Krahas birrës së Pejës, firma R.B. Import Export GmbH ka depërtuar edhe me produkte të tjera ushqimore kudo në markete e minimarkete zvicerane. „Kërkesat për specialitete nga Kosova kanë një ngritje 40 deri ne 60%“, tregon Berisha.
„Çdo të dytën javë nisen nga Kosova katër deri në pesë kamionë të mbushur me produkte ushqimore dhe po menaxhojmë thuasje më mirë se para pandemisë sjelljen e produkteve ushqimore nga Kosova në Zvicër“, thotë për albinfo.ch Rexhep Berisha.
Rritja e kërkesave për produkte ushqimore nga Kosova në këtë kohë pandemie lidhet edhe me mbylljen e kufijve dhe pamundësinë e qytetarëve për të blerë jashtë Zvicrës.
„Ndikim ka pasur në fillim edhe frika e njerëzve se do të këtë mungesë të gjërave ushqimore, por më tepër ka ndikuar mbyllja e kufijve të Zvicrës me shtete fqinje, si me Gjermaninë, Austrinë e Italinë, kështu që tani konsumatorët i blejnë produktet ushqimore në Zvicër“, vlerëson Berisha duke rritur profitin e tij edhe me mbylljen e restorantëve.
Sidomos, tregon ai, kërkesat janë shtuar për produkte ushqimore sezonale, si perime të konzervuara apo si i njohim ne turshi dhe speca në kajmak, që janë shumë të kërkuar.
Konsumatorët nuk janë vetëm shqiptarë, këto produkte i konsumojnë edhe qytetarë të nacionaliteteve të tjera.
“Ju e dini që kufijtë janë mbyllur dhe ne nuk lëvizim, nuk dalim dot as në Gjermani. Por për fatin tonë të mirë, transportin ushqimor nuk e kanë ndaluar. Unë vetëm javën e kaluar i kam sjellë tre kamionë nga Kosova, të mbushur me gjëra ushqimore që kanë ardhur pa asnjë problem. Madje shumë më shpejt se herëve tjera për shkak se s’ka pasur shumë komunikacion”.
Deri në 60% rritje e shitjes gjatë pandemisë
„Për kompaninë tonë rritja ka qenë e jashtëzakonshme, me 40 deri në 60 % më tepër shitje, puna jonë është dyfishuar. Specat me kajmak të kompanisë “Bylmeti dhe “Agro Krusha” janë të një cilësie shumë të lartë. Frutti prodhon lëngje me cilësi po ashtu shumë të lartë, e mos të flasim për produktet Sola dhe Birra e Pejës. Vetëm në Lidl kemi shpërndarë këto ditë 60 paleta në tërë Zvicrën”, thotë Berisha.
E-Diaspora
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu Më 10 dhjetor 2024, në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë...
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor