Futboll

Berisha i shënon Strakoshës, feston me shqiponjë

Ky është goli i pestë i Berishën në këtë garë, derisa e festoi duke bërë simbolin e shqiponjës me duar

Mesfushori nga Kosova, Valon Berisha po vazhdon me formën e mirë me fanellën e Salzburgut.

Berisha shënoi në portën e Lazios, e ku portier është Thomas Strakosha, ‘gardiani’ kuqezi, shkruan albinfo.ch.

Berisha shënoi në minutën e 29-të nga pika e bardhë, pasi Dusan Basta kishte ndërhyrë në mënyrë të palejuar ndaj njërit prej sulmuesve.

Ai e barazoi rezultatin në 1:1 pasi që Senad Luliq e kishte kaluar në epërsi Lazion.

Ky është goli i pestë i Berishën në këtë garë, derisa e festoi duke bërë simbolin e shqiponjës me duar.

Pjesa e parë përfundoi 1:1.

http://www.dailymotion.com/video/x6hdgxg