Integrimi
Berberi shqiptar, në Kanë me Paris Hilton
Fotografitë e Ludovik Tunajt me Paris Hlton kanë bërë bujë më të madhe në medie. Aty, Tunaj shihet duke mbajtur një kek me pamjen e flamurit shqiptar
Ludovik Tunaj është një stilist shqiptaro-zviceran flokësh i njohur nga Rohr-i i kantonit Argau. Por më i njohur Ludoviku është bërë pasi në facebook dhe pastaj edhe në medie tjera, janë shpërndarë fotografitë e tij nga Festivali i Filmit në Kanë. Në to ai shihet në takime mjaft të afërta me yje filmi dhe vip-a të tjerë.
Fotografitë e tij me trashëgimtaren e milionëve, Paris Hlton kanë bërë bujë më të madhe në medie. Aty duket Tunaj bashkë me milioneren e njohur, duke mbajtur një kek me pamjen e flamurit shqiptar .
Ndërkaq, në facebook-un e tij, berberi shqiptar nga Zvicra ka sjellë rrëfime për atë se si ka vallëzuar me Paris Hilton dhe se si për këtë ka xhelozuar i dashuri i saj, River Viiperi 21 vjeçar. Por, Ludoviku i ka thënë Viiperit se nuk duhej të brengosej pasi që ai në të vërtetë me Paris Hilton kishte vetëm shoqëri dhe asgjë më shumë, etj. etj.
Shqiptari i pashëm dhe shumë komunikativ, Ludovik Tunaj, në Festivalin e Kanës ishte me misionin për të reklamuar firmën e njohur të stolive Chopard.
Gjatë këtyre ditëve ai ka bërë rreth 200 fotografi në qilimin e kuq të festivalit, me persoalitete të njohura, të filmit shoubiznesit etj.
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj













