Sport
Berat Sadik dhe Amir Abrashi mund të transferohen në Bundesligë
Nga sezoni i ardhshëm Bundësligës gjermane mund t’i shtohen edhe dy futbollistë shqiptarë. Berat Sadik dhe Amir Abrashi janë duke u vëzhguar nga ekipet e Bundesligës.
Futbollisti shqiptar i FC Thun, Berat Sadik, është duke kaluar një periudhë të shkëlqyer me ekipin e tij. Të shtunën ai ishte realizator i golit të parë në fitoren që FC Thun e fitoi kundër Vaduzit me rezultat 4-0. Ndonëse FC Thun gjendet në vendin e tretë në ligën zvicerane, për futbollistin shkupjan ndoshta ky mund të jetë edhe sezoni i tij i fundit
Gazeta zvicerane “Blick” shkruan se Berat Sadik është duke u kërkuar nga ekipi i Nurnbergut. Berati, i cili në të kaluarën e tij ka luajtur edhe për përfaqësuesen finlandeze, mund të transferohet në Bundesligën gjermane si lojtar i lirë, pasi që kontrata me skuadrën zvicerane i përfundon në fund të këtij sezoni, njofton albinfo.ch.
Përpos Beratit, Bundesliga gjermane është në kërkim edhe të një futbollisti tjetër shqiptar. Është fjala për Amir Abrashin. Gjithnjë sipas gazetës zvicerane, lojtari i Grasshopperit dhe përfaqësueses shqiptare është duke u karkuar nga Hannoveri, Werder Bremen i Bundesligës gjermane, si dhe nga Hajduk Split i Kroacisë.
Muaj më parë edhe vetë Amir Abrashi ka pas shfaqur dëshirën e tij për t’u transferuar në Werden Bremen. “Werden Bremen do të ishte një opsion i mirë për t’u transferuar gjatë verës”, kishte thënë Abrashi për mediat gjermane.
Albinfo.ch
E-Diaspora
-
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet MY LASER VISION – trajtim falas dhe ekip me mbi 20 vite përvojë: Klinika që po... -
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet MY LASER VISION – trajtim falas dhe ekip me mbi 20 vite përvojë: Klinika që po... -
Pse në Zvicër po bëhet gjithnjë e më e vështirë të ndërroni banesë? -
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën













