Integrimi

Berat Arifi, 18-vjeçari i talentuar në Gjermani

Berat Arifit është në klasën e 12-të të shkollës gjithëpërfshirëse Berger Feld dhe është propozuar nga Ruhr si talent për promovim të veçantë

Prindërit e Berat Arifit erdhën në Gjermani, pasi shpërtheu lufta në Kosovë. 18-vjeçar është zgjedhur si njëri nga talentet e rajonit në Ruhr, shkruan ‘was.de’. “Talentet e Ruhrit” është emërtimi i bursës që jepet për nxënësit më të dalluar, zhvillimi i të cilëve pastaj përcillet dhe mbështetet nga shteti.

Ai është vetëm 18 vjeçar, por edhe kur mbërrin me vonesë, ai duket se tashmë i di. Berat Arifit është në klasën e 12-të të shkollës gjithëpërfshirëse Berger Feld dhe është propozuar nga Ruhr si talent për promovim të veçantë, përcjell albinfo.ch.

“Sinqerisht në fillim nuk e dija se çfarë do të thoshte talenti i Ruhr dhe rëndësinë e saj”, thotë ai në fillim.

Ata janë katër fëmijë. “Duket sikur prindërit e dëshironin ekipin e tyre të vogël”, thotë Berati. Ai ka respekt për prindërit e tij. “Nëna ime kishte ardhur gjatë vitit 1998 në Gjermani dhe ishte shtatzënë në mua, kurse babai nuk i kishte ende letrat. Ne jemi shqiptarë nga Kosova”, shton më tej nxënësi i talentuar. Ata kishin frikë se do të ktheheshin.

“Unë i jam mirënjohës gjithmonë familjes time që ka vendosur të shkojë në Gjermani. Ky vend ka bërë shumë për mua dhe nuk mund të krahasohet me Kosovën”, thekson Berati.

Familja e tij është myslimane, por shumë tolerante dhe demokratike. Gjatë pushimeve shpesh shkon me familjen në vendlindje. Kosova ballafaqohet me shumë probleme, kurse djaloshi ka ambicie shumë për të ardhmen. Ai e sheh veten edhe në politikë. Ndoshta në parlament, për SPD-në. Ndoshta në të ardhmen do të arrijë edhe më shumë suksese.