CH-Ballkani
Çmimi i benzinës: Më shtrenjtë në Shqipëri se sa në Zvicër
Një litër benzinë në Shqipëri kushton 1.66 dollarë, kurse në Zvicër 1.64 dollarë
Pavarësisht kushteve ekonomike dhe dallimet në paga, në Shqipëri, benzina kushton më shtrenjtë se sa në Zvicër, shkruan albinfo.ch.
“Global Petroleum Prices” ka publikuar raportin me çmimet e benzinës dhe naftës në mbarë botën.
Sipas këtij raporti, Shqipëria renditet e 23-ta në botë për çmimin e benzinës apo 1.66 dollarë, derisa Zvicra është në vendin e 25-të me 1.64 dollarë për litër.
Benzina më të së shtrenjti është në Islandë me 2.15 dollarë për litër, duke u pasuar nga Hong Kong, Norvegjia, Holanda, Italia, Greqia, Monako, Danimarka, Izraeli, Portugalia e kështu me radhë.
Më lirë kushton në Siri, Mongolia, Venezuela, Irani, Sudani.
Por, jo vetëm benzina. Nafta kushton edhe më shtrenjtë në Shqipëri, duke krahasuar me vendet tjera.
Shqipëria ndodhet në vendin e 13-të në botë për çmimin e naftës me një litër që kushton 1.66 dollarë. Më lirë është në Gjermani, Austri, Kroaci, apo edhe Finlandë, Portugali.
Edhe çmimi i naftës më së shtrenjti është në Islandë me 2.07 dollarë, derisa Zvicra ndodhet në vendin e gjashtë me 1.73.
Renditja e vendeve
https://www.globalpetrolprices.com/gasoline_prices/
https://www.globalpetrolprices.com/diesel_prices/
Të ngjashme
Të tjera nga CH-Ballkani
E-Diaspora
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës Më 4 janar prej orës 19:00 është ndeshja Zvicër – Kosovë...
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
Jeta në Zvicër
-
Siguruesi zviceran Helvetia thotë se 500 vende pune janë prekur nga ulja e kostove Rreth 500 vende pune, duke përfshirë 200 deri në 250 në Zvicër, janë prekur nga masat...
-
Zvicër: 5% më pak shitje të veturave të reja
-
Ka gjithnjë e më pak vende parkimi publike në qytetet zvicerane
-
Fermerët zviceranë të shqetësuar për të ardhurat dhe barrën administrative
-
Subvencionet publike për transportin publik po rriten në të gjithë Zvicrën