Integrimi
Beneluksi dhe Franca krijojnë rrjetin e bizneseve të diasporës
Më 22 dhe 23 mars 2014 në Bruksel dhe në Paris u mbajtën forumet për themelimin e rrjetit të bizneseve të diasporës për vendet e BeNeLux-it dhe për Francë
Në këto dy forume të ndara morën pjesë një numër i madh i biznesesh, nga të cilët u zgjodhën edhe dy kryetarë, nga një për secilin rrjet të biznesit në shtetin përkatës.
“Në takimin e parë më 22 mars në Bruksel, ambasadorja e Kosovës në Mbretërinë Belge, Mimoza Ahmetaj ka përshëndetur të pranishmit duke folur për qëllimin dhe rëndësinë e themelimit të rrjetit të bizneseve.”, njofton Ministria e Diasporës
Më tutje bëhet e ditur se udhëheqës i delegacionit nga Ministria e Diasporës ishte Naim Dedushaj, drejtor i Departamentit të Investimeve, i cili edhe i udhëhoqi forumet.
Me këtë rast, ai i theksoi mundësitë dhe përparësitë e investimit në Kosovë, si dhe lehtësitë që rrjetëzimi i bizneseve u sjell afaristëve nga diaspora.
Bashkim Kelmendi, pronar i kompanisë “MENDI-SPRL”, u zgjodh kryetar i Rrjetit të bizneseve të diasporës për BeNeLux, ndërkaq Fatime Ahmeti nënkryetare, kurse Ahmet Xhanaj sekretar.
Ndërsa më 23 mars 2014 në Paris forumin e kishte hapur ambasadori i Kosovës në Republikën e Francës, Muhamedin Kullashi.
“Nga gjithsej 11 persona ishin të propozuar, Bujar Marevci, nga Ferizaj, mërgimtar në Francë, u zgjodh kryetar i Rrjetit të bizneseve për Francë, Ismet Mehmeti , nënkryetar, ndërsa Agim Tonuzi sekretar i këtij rrjeti”, thuhet mes tjerash në komunikatën e MeD-it.
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës