Lajme
“Benedict Schule” po zgjerohet – klasa shtesë në lokacionin e Cyrihut
Për të përmbushur kërkesat në rritje, Shkolla Benedict Schule po investon vazhdimisht në të ardhmen dhe po zgjeron ambientet e saj në Cyrih

Shkolla e njohur “Benedict Schule”, gjegjësisht lokacioni i saj në Cyrih, po vazhdon të rritet. Aktualisht po ndërtohen klasa të reja në ndërtesën fqinje në Herostrasse 12, të cilat do të jenë në dispozicion të studentëve në kohë për fillimin e kursit në fund të tetorit 2024. Benedict Cyrih po zgjeron kështu kapacitetet e saj për të përmbushur kërkesën në rritje për klasa.
Për planifikimin dhe koordinimin e projektit të zgjerimit është përgjegjës Arsen Shoshi, drejtues i sektorit të pasurive të paluajtshme, blerjeve dhe investimeve në shkollën Benedict. Arsen Shoshi, i cili punon me kompaninë që nga viti 2005, tashmë ka realizuar me sukses projekte të shumta të këtij lloji. Ekipi i tij aktualisht është duke punuar në pajisjen e klasave të reja me infrastrukturën e nevojshme për t’u ofruar studentëve një mjedis modern të të mësuarit.
Ambiente moderne laboratorike
Edhe lëvizja e selisë nga Distrikti 4 në Altstetten në vitin 2022 ishte tashmë një detyrë madhore, me ç`rast Benedict Schule kishte krijuar mësonjtore të reja të shumta. Përveç kësaj, qenë krijuar dhoma laboratorike mjekësore për të zgjeruar gamën e kurseve në fushën e mjekësisë. Më pas do të krijohen dhoma për kurset me rreze X.
Investim i levërdishëm
Zgjerimi i klasave është një hap tjetër i Benediktit për të zhvilluar vazhdimisht dhe plotësuar kërkesën. Heinrich Meister, CEO dhe drejtor i Benedict-it, e përmbledh si më poshtë zhvillimin e fundit: “Me klasat shtesë, ne po forcojmë pozicionin tonë si një nga ofruesit kryesorë të arsimit në Cyrih dhe duke krijuar kështu kushte optimale për nxënësit e shkollave Benedict”.
/publireportazh/
E-Diaspora
-
Transporti Publik i Cyrihut kërkon personel (edhe) në gjuhën shqipe Nëpërmjet shënjestrimit të saktë në meta platformat dhe faqet specifike për gjuhën, aplikantët duhet të arrihen...
-
Mashtruan dhe vodhën identitetin e amerikanëve – kush janë dy kosovarët që u ekstraduan në SHBA
-
Panairi i parë, eventi më i madh për gratë ndërmarrëse shqiptaro-zvicerane
-
Dy kosovarë ekstradohen në SHBA për mashtrim të amerikanëve
-
Njoftim për mërgimtarët që do të votojnë jashtë Shqipërisë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Shkalla e kancerit kolorektal rritet në moshën nën 50 vjeç Mjekët po ngrenë alarmin e rritjes së shkallës së kancerit kolorektal tek të rinjtë – dhe...
-
Pse një vonesë prej 3 minutash është një problem në Zvicër?
-
Zvicër: 25% rrezikojnë varfërinë
-
Linjat e trenave të cilët vonohen më shumë në Zvicër
-
Kisha Katolike në Zvicër përballet me krizë besimi – a po largohen besimtarët?