Integrimi

Bendriti provon veten edhe në film, luan rolin e floktarit me emrin Kushtrim

Bendriti as këtu nuk largohet shumë nga klisheja e roleve në të cilat jemi mësuar ta shohim: ai luan rolin e frizerit (floktarit) shqiptar me emrin Kushtrim

A keni përshtypjen se ka kaluar njëfarë kohe pa përmendur Bendrit Bajrën? E pra keni të drejtë: Bendriti, ky humorist i kontestuar për humorin e tij që vë në thumb të huajt kryesisht shqiptarët, ka qenë i zënë me xhirimet e një filmi, shkruan azonline. Bëhet fjalë për një film të vërtetë kinemaje në të cilin artisti i ri shqiptarozviceran i afirmuar në youtube, luan krahas humoristit të njohur Beat Schlatter.

Bendriti as këtu nuk largohet shumë nga klisheja e roleve në të cilat jemi mësuar ta shohim: ai luan rolin e frizerit (floktarit) shqiptar me emrin Kushtrim, transmeton albinfo.ch.

“Interneti është vërtetë i mirë dhe gjithçka për mua por një ditë duhesh të bësh një hap më tej”. Kështu, oferta që i bëri regjisori Peter Luisi para një kohe erdhi në kohë të duhur.

Në rolin e Kushtrimit do të ketë diçka nga Bendriti, i kishte thënë atij Luisi, duke i preferuar që në film të mbetej vetvetja. Kështu edhe vet Bendriti nuk është se ka ushtruar shumë për këtë rol. Ai thotë se i ka lënë gjërat të rrjedhin spontanisht. Por a do ta ndërpresüe angazhimin në internet? Në asnjë mënyrë thotë Bendriti, filmi i të cilit do të jetë në kinematë e Zvicrës nga tetori i këtij viti.