Lajme
Bendrit Bajra nuk pranon dënimin, bën ankesë në Gjykatën Kantonale
Ai ka marrë një dënim me kusht dymbëdhjetë muaj burg dhe veç kësaj, duhej të paguante një gjobë prej 100 tarifash ditore nga 130 franga
Ish humoristi i njohur shqiptarozviceran, Bendrit Bajra qe dënuar nga Gjykata e Qarkut në Dietikon në fund të marsit për dy shkelje të rënda trafiku, transmeton albinfo.ch. Ai tani po e kundërshton atë vendim.
Në vitin 2016, Bajra ka bërë veprime “të guximshme “gjatë vozitjes dhe i ka filmuar. Videot, të cilat nuk janë publikuar kurrë, kanë çuar në aktakuzë. Prokurori publik i cilëson këto veprime si “jashtëzakonisht të rrezikshme”. Prandaj atij iu dha një dënim me kusht dymbëdhjetë muaj burg dhe veç kësaj, duhej të paguante një gjobë prej 100 tarifash ditore nga 130 franga secila.
Por 27-vjeçari nuk dorëzohet. Në emisionin e SRF “Das Zelt” të dielën ai tha ka thënë: “Një ditë pas vendimit e kisha të qartë: Unë nuk mund dhe nuk do ta pranoj këtë vendim”, përcjell albinfo.ch. Kështu, Bajra e çon vendimin në Gjykatën e Lartë (Kantonale) .
Si rezultat i këtij procesi gjyqësor, Bendrit Bajra është rikthyer në qendër të vëmendjes mediatike pas kishte bërë një pauze të gjatë nga aktiviteti si komik. Kështu që, siç thotë ai, kjo kohë mund të jetë e mirë për t’u rikthyer në karrierën e tij të humorit.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj











