Kosova
Belgjikë: Shpërndahen tekstet shkollore për fëmijët që mësojnë gjuhën shqipe
Ambasada e Shqipërisë në Belgjikë shpërndan tekste shkollore për fëmijët që mësojnë gjuhën amtare në shoqatën Vatra, përcjell albinfo.ch.
Këtë të shtunë, ambasadori Ferit Hoxha, ndërsa vizitoi klasat ku mësohet gjuha shqipe, Vatra, Belgjikë, shpërndau libra të nivelit të parë dhe të dytë të “Gjuha Shqipe dhe Kultura Shqiptare”.
Në bisedë me mësueset dhe nxënësit, Ambasadori u interesua për mbarëvajtjen e procesit mësimor dhe kulturor që zhvillohet çdo të shtunë. Z. Amet Gjana dhe mësueset e shkollës shqipe falënderuan Ambasadorin për mbështetjen dhe propozuan që ky bashkëpunim të zgjerohet më tej, propozim i mirëpritur nga Ambasdori, i cili pasi shprehu mirënjohjen për përkushtimin e dëshmuar, konfirmoi vullnetin dhe u angazhua për të konkretizuar aktivitete që nxisin dhe përmirësojnë cilësinë e mësimdhënies.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet? Çmimet vazhdojnë të rriten, por më pak se në vitet e mëparshme. Këtë e tregojnë shifrat...
-
Më shumë zyra bosh në Zvicër
-
Ushtria zvicerane shkurton shpërndarjen e uniformave për të kursyer miliona
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini?
-
Mashtruesit vodhën miliona subvencione për transportin publik