Lajme

Belgjikë: Raportohet rast i parë me variantin e Afrikës së Jugut

Belgjika ka raportuar një rast të variantit të ri të COVID-19, duke shënuar kështu të parin edhe në Evropë.

Varianti B.1.1.529, që po shkakton shqetësim për shkak të numrit “jashtëzakonisht të lartë” të mutacioneve, u zbulua për herë të parë në Afrikën e Jugut.

Ministri i Shëndetësisë, Frank Vandenbroucke, tha se tani është gjetur në Belgjikë.

“Ne kemi një rast që tani është konfirmuar nga ky variant”, tha ai të premten.

“Rasti vjen nga dikush i ardhur nga jashtë, që ka rezultuar pozitiv më 22 nëntor, që nuk ishte i vaksinuar”, shton ai.