Lajme
Belgjikë: Organizata e Studentëve Shqiptarë mblodhi mijëra euro për Shqipërinë
Është bërë e ditur se organizata e studentëve shqiptarë në Belgjikë “Vlera”, pas tërmetit të 26 nëntorit është solidarizuar me Shqipërinë. Përmes organizimit të aktiviteteve dhe në bashkëpunim me organizatat vendase, ajo është angazhuar në mbledhjen e ndihmave humanitare dhe fondeve për t’u ardhur në ndihmë familjeve në zonat e dëmtuara nga tërmet, shkruan albinfo.ch.
Që nga data 26 nëntor dhe deri më sot organizata ‘VLERA’ ka ndërmarrë disa veprimtari dhe aktivitete, duke u solidarizuar me bashkatdhetarët tanë të prekur nga fatkeqësia natyrore në Shqipërinë e mesme, por edhe duke u koordinuar me disa shoqata jofitimprurëse këtu në Belgjikë.
Sipas tyre, janë marrë disa vendime për aktivitete të ndryshme, që nga mbledhja e fondeve, ndihmave materiale deri te homazhet dhe nderimeve për viktimat dhe të mbijetuarit nga termeti fatkeq. Nga ajo ditë ata hapur një llogari bankare në emër të organizatës ‘VLERA’ për të mbledhur donacionet e çdo dhuruesi, duke u dhënë mundësinë të kontribuojnë secilit sipas mundësive.
Kjo organizatë, falë punës së palodhur arriti të dërgojë shumë ndihma materiale, kryesisht batanie, çadra, veshmbathje të reja, ilaçe dhe materiale paramedikale për të dëmtuarit, si dhe ka grumbulluar me aktivitete dhe donacione në shumën prej 3410 euro, të cilat kanë destinacion të njëjtë, shkruan albinfo.ch.




Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet MY LASER VISION – trajtim falas dhe ekip me mbi 20 vite përvojë: Klinika që po... -
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet MY LASER VISION – trajtim falas dhe ekip me mbi 20 vite përvojë: Klinika që po... -
Pse në Zvicër po bëhet gjithnjë e më e vështirë të ndërroni banesë? -
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën














