Lajme

Belgjika vendos ‘vija të kuqe’ për qytetin Leicester të Anglisë

Belgjika ka vendosur qytetin  Leicester të Mbretërisë së Bashkuar në listën e vendeve me rrezik, cka do të thotë se kushdo që kthehet nga ky qytet në Blegjik, është i detyruar të karantinoret për 14 ditë.

Leicester është i vetmi qytet i Mbretërisë së Bashkuar që është futur në këtë listë nga shteti i Blegjikës, shkruan albinfo.ch.

Po ashtu autoritetet belge kanë thënë se do të vendosin edhe shenja paralamruese në Aeroportin e Brukselit, për t’i njoftuar qytetarët rreth këtij vendimi.

Qeveria belge u ka thënë gjithashtu qytetarëve të saj që të shmangin udhëtimet në qytet nëse është e mundur.

Anglia kishte izoluar qytetin Leicester  më 29 qershor pas një rritje të rasteve me koronavirus.