Lajme
Belgjika shtrëngon masat
Kryeministri i Belgjikës, Alexander De Croo tha se është i detyruar të shtrëngojë masat kufizuese ndaj koronavirusit pasi rritja e rasteve së fundmi po rëndon spitalet.
Kopshtet e fëmijëve dhe shkollat fillore tashmë do të mbyllen për sezonin e festave, një javë më parë, nga 20 dhjetori. Sipas vendimit, fëmijët nga 6 vjeç e lart duhet të vendosin maska. Qeveria ka vendosur që limiti i personave në ambiente të mbyllura të jetë 200.
“Ka shumë njerëz që nuk po marrin trajtimin për të cilin kanë nevojë në spital, prandaj është e rëndësishme që të veprohet shpejt”, tha kryeministri ,duke bërë të ditur që 40 për qind e shtretërve në Klinikat Infektive janë të mbushura me pacientë të COVID-19. Kjo është java e tretë me radhë që qeveria e Belgjikës i shtrëngon masat.
Të premten e kaluar qeveria mbylli klubet e natës dhe urdhëroi që baret dhe restorantet të mbyllen në orën 23 për tri javë. Në mesataren javore, 17, 862 raste të reja janë raportuar, një rritje prej 6 për qind nga java e kaluar. Hospitalizimet u rritën për 4 për qind. Më shumë se 27 mijë njerëz kanë vdekur në Belgjikë gjatë pandemisë.
E-Diaspora
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!” Ftohen të gjithë shqiptarët, në cilindo shtet qofshin, që në dritaret apo ballkonet e tyre, më...
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
-
Avni Gallapeni, një krijues me vizion që lidh artin me industrinë
-
Zamfina Rexhaj vjen me një libër dygjuhësor me poezi
Jeta në Zvicër
-
Si të shmangni refuzimin e kërkesës suaj për shtetësinë zvicerane? Kriteret strikte për marrjen e një pasaporte zvicerane do të thotë që një e pesta e...
-
Aktivitetet terroriste janë në rritje në Zvicër
-
Linja të reja fluturimi nga aeroporti i Bazelit
-
Pas incidentit në Graz, Zyra e Prokurorit Publik: Anëtari i ekuipazhit vdiq si rezultat i mungesës së oksigjenit
-
Policia kantonale ndaloi shtatë vetura që kishin 20 centimetra borë në çati