Lajme

Belgjika ndalon udhëtimin në tri kantone të Zvicrës

Ministria belge e Punëve të Jashtme ka vendosur tri kantone zvicerane në listën e kuqe. Sipas uebfaqes së Ministrisë në fjalë, me këtë rast preken kantonet e Gjenevës, Vaudit dhe Valisit

Belgjika ka ndaluar udhëtimet në kantonet Vaud, Valais dhe Gjenevë. Kantonet janë në listën e kuqe të Ministrisë së Punëve të Jashtme belge, ka raportuar Radio SRF të dielën në mëngjes.

Në uebfaqen e Ministrisë së Punëve të Jashtme thuhet se udhëtimet në këto kantone “nuk janë të mundshme ose nuk lejohen”, transmeton albinfo.ch. Në të kundërt, kushdo që dëshiron të hyjë në Belgjikë nga këto kantone është i detyruar të futet në karantinë dhe të bëjë testin për Covid 19.

Nga mesi i korrikut, Belgjika kishte vendosur detyrimin për karantinë dhe testim për udhëtarët nga  kantoni i Ticinos. Por megjithatë, ky kanton ishte shfaqur vetëm në listën e portokalltë dhe jo në listën e kuqe.

Në atë kohë, ishte thënë  se lista e portokalltë do të përfshinte të gjitha rajonet me më shumë se dyfishin e  infeksioneve në krahasim me Belgjikën – për 100.000 banorë.

Pas kritikave nga qeveria  e Ticinos dhe mjeku kantonal, Departamenti Federal i Punëve të Jashtme (EDA) pati ndërhyri në Belgjikë, përcjell albinfo.ch. Si rezultat, autoritetet belge atëherë kishin hequr kantonin e  Ticinos nga lista.