Lajme
Belgjika, Franca e Gjermania, aksion të përbashkët kundër kontrabanduesve me migrantë
Një operacion i madh i përbashkët i kryer nga forcat policore të Belgjikës, Francës dhe Gjermanisë dhe i koordinuar nga Europol dhe Eurojust, çoi në shkatërrimin e një prej rrjeteve më aktive të përfshirë në kontrabandën e migrantëve përmes Kanalit të La Manshit me varka të vogla të improvizuara.
Sipas Europol, hetimi u përqendrua në një rrjet kurdo-irak të dyshuar për trafikim të migrantëve të parregullt, kryesisht midis Calais, në Francën veriore dhe brigjeve të Anglisë, transmeton ansa, përcjell albinfo.ch.
Operacioni, i cili çoi në arrestimin e më shumë se 15 trafikantëve që ndodheshin në Gjermani, u nis pas një hetimi të përbashkët që zgjati një vit e gjysmë nën drejtimin e Europolit.
Mes arrestimeve të kryera nga policia gjermane, në bashkëpunim me forcat belge dhe franceze, ishin edhe kreu i bandës kurdo-irake dhe pesë drejtues të lartë të organizatës kriminale.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24 Spitex Mednest24 kontribuon në përmirësimin e cilësisë së jetës së njerëzve të moshuar ose të sëmurë...
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit
Jeta në Zvicër
-
Informacionet kryesore në lidhje me ndalimin e ri të Rottweiler në kantonin e Cyrihut Në kantonin e Cyrihut që nga fillimi i vitit ka qenë në fuqi një ndalim i...
-
Zvicër: Ftohtë të premten, pritet bora e radhës në ultësira
-
Faturat që duhet të paguani në Zvicër para fundit të janarit
-
Banka Kombëtare e Zvicrës pret të mbyllë vitin financiar 2024 me 80 miliardë franga fitim
-
Fuqia punëtore zvicerane e prodhimit të orëve mbetet e qëndrueshme në tregun e vështirë