Lajme
Belgjika do t’u japë punëtorëve të drejtën për të kërkuar katër ditë pune në javë
Belgët do të kenë të drejtën të punojnë një javë katërditore pa humbje rroge, sipas një rishikimi qeveritar të ligjeve të punës të vendit të nxitur nga pandemia Covid, shkruan TheGuardian, përcjell albinfo.ch.
Opsioni që punonjësit të punojnë ditë më të gjata për të fituar një fundjavë treditore ishte midis një pakete reformash ekonomike të rënë dakord brenda koalicionit qeverisës të martën.
Kompanitë mund të refuzojnë një kërkesë të një punonjësi për një javë pune të ngjeshur – në të cilën ata do të punojnë të njëjtat orë totale – por punëdhënësit do të duhet të arsyetojnë përgjigjen e tyre me shkrim.
Kryeministri i Belgjikës, Alexander De Croo, tha se qëllimi i reformave të tregut të punës, duke përfshirë rregullat e reja për punën e natës, ishte krijimi i një ekonomie më dinamike dhe produktive.
“Nëse e krahasoni vendin tonë me të tjerët, shpesh do të shihni se jemi shumë më pak dinamik”, tha ai. “Pas dy vjetësh të vështira, tregu i punës ka evoluar. Me këtë marrëveshje ne po vendosim standardet për një ekonomi të mirë”, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë Suksesi më i madh i Lëvizjes që drejton Florian Haçkaj ishte fitorja në Gjykatën Kushtetuese të...
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
Jeta në Zvicër
-
Tarifa e urgjencës prej 50 frangash vazhdon të shkaktojë polemika Polemika po rritet në lidhje me dënimin e propozuar për njerëzit që kërkojnë kujdes mjekësor urgjent...
-
Posta në Zvicër: Rekord i dërgimit të pakove për Krishtlindje
-
Gjykata Federale merr vendim për pensionin e burrave të ve
-
Çfarë faturash duhet të paguani përpara datës 31 dhjetor, në Zvicër?
-
Zvicra ka indeksin më të ulët të mjerimit në botë