Sport
Bekim Zogaj ndihmon gjyqtarët e futbollit në Kosovë
Bekimi është shprehur i gatshëm të organizojë edhe këshillime për gjyqtarët e futbollit në Kosovë

Gjyqtari ndërkombëtar i futsallit dhe instruktor e përgjegjës për talentet e reja në Zvicër, Bekim Zogaj ka ndihmuar tashmë disa herë gjyqtarët në Kosovë me pajisje dhe rekuizita të ndryshme.
Një ndihmë të tillë e ka dorëzuar ai edhe pak ditë më parë, me rastin e vizitës së bërë në Prishtinë. Me këtë rast Zogaj i ka dorëzuar kryetarit të Komisionit të Gjyqtarëve z. Ruzhdi Breznica 130 palë fanella me 4 ngjyra të ndryshme.
Siç na njofton përmes postës elektronike, ai u ka premtuar kolegëve të tij se me ndihma të ngjashme do të vazhdojë edhe në të ardhmen.
Po ashtu Bekimi, i cili është gjyqtari i vetëm shqiptar në Challenge League të Zvicrës, është shprehur i gatshëm të organizojë edhe këshillime për gjyqtarët e futbollit në Kosovë. Ofertës së bërë nga ai, i është përgjigjur pozitivisht kryetari, Breznica, i cili pasi ka falënderuar Zogajn ka shprehur interesim për organizime të tilla.
Në fund Bekim Zogaj dëshiron të falënderojë kompaninë “Malësia reisen” që ka bërë transportin e ndihmave për në Kosovë.
E-Diaspora
-
Nga Prishtina në SHBA: Hellocare.ai pushton shëndetësinë amerikane! AdventHealth ka besuar tek hellocare.ai për të sjellë teknologjinë tonë në çdo dhomë të sistemit të...
-
Ilir Hasanaj, një regjisor filmi në relacionin Zvicër – Kosovë
-
Gerlafingen (SO): Vetëvritet kosovari pasi ka plagosur rëndë një grua
-
Pas sulmit në Mannheim: Reagon Konsullata e Kosovës në Shtutgart
-
Kosovari Nikola Tunici fiton ulëse në Parlamentin e Hamburgut
Jeta në Zvicër
-
“Jo ndalimit të zonave 30 km/orë në brendësi të qytetit” Shoqata për Trafikun dhe Mjedisin ka nisur një peticion “në mënyrë që Këshilli Federal të mos...
-
34,000 nënshkrime për t’i kërkuar Zvicrës të largohet nga OBSH
-
Ka ndihmuar nxënësit të “kopjojnë”: I hiqet leja e punës instruktorit të autoshkollës
-
Nxitje për më shumë banesa në pronësi të shtetit në Gjenevë
-
Zvicër: Rreth 14 miliardë franga për bujqësinë