Kosova

Bekim Jashari mund t’i bashkohet Vjosa Osmanit

Në një takim me u.d. presidenten e Kosovës, kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari, nuk ka mohuar mundësinë që t’i bashkohet iniciativës që pritet të themelohet këto ditë.

Ai në një intervistë të enjten për KosovaPress ka lënë të hapur mundësinë që t’i bashkohet Osmanit, që pritet të garojë me iniciativë të saj në zgjedhjet e ardhshme, sipas të gjitha gjasave në shkurt.

“Deri më sot nuk ka diçka të tillë, por që kam deklaruar edhe me herët që gjithçka do të jetë e hapur në kohën e duhur”, ka thënë Jashari në lidhje me mundësinë që të bashkojë forcat me Osmanin.