Futboll

Bekim Balaj largohet nga Sturm Graz, transferohet në Rusi

Mediat sportive shkruajnë se Bekim Balaj ka lënë këtë verë Sturm Grazin pas dy sezonesh, për të shijuar një tjetër aventurë të re, drejt ligës së Rusisë, përcjell albinfo.ch.

Ai është rikthyer në Rusi dhe do ta veshë fanellën e skuadrës Nizhny Novgorod.

Thuhet se lojtari 30-vjeçar ka firmosur për dy sezone me skuadrën e Premier Ligas.

Balaj më parë ka luajtur me Akhmat Grozyn dhe e njeh shumë mirë Rusinë, gjuhën dhe futbollin e këtij vendi.